Muli shpjegon pse Doktori nuk shkoi për ngushëllim tek Luli

4 Nëntor 2021, 19:44Antena TEMA

Pas shumë kritikave që ka marrë Doktori pse nuk e ka ngushëlluar Lulin, dhe pse nuk ka shkuar për vizitë për ngushëllime pas vdekjes së Babait, Muli ka bërë një sqarim për gjithë demokratët.

Të dashur demokratë!

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se Doktori ka një ndriçim qiellor kohët e fundit, që e kanë bërë atë të kuptojë të vërteta të mëdha. Ai ka kuptuar se i pabesi që është peng i Edi Ramës, kërkon të hedhë në det kapitenin, tani që anija po mbytet.

Doktori e ka gjetur në librat e shenjtë se çfarë është ky fenomen. Sipas Biblës, ky njeri nuk duhet të kishte lindur fare.

Atëherë, kush është përgjegjës që ka lindur? Natyrisht babai i tij dhe Fisi Hoti, i cili ka një histori pabesie të vjetër me fisin Berisha. Kjo është arsyeja që Doktori nuk i shkon për vizitë për vdekjen e babait dhe as e ngushëllon. Thellë thellë babai i tij është fajtor për tragjedinë e PD, për faktin se ka sjellë në jetë të pabesin.

Doktori është njeri me rregulla dhe norma. Por ai nuk mund të shkelë librat e shenjtë. Derisa librat e shenjtë thonë që një i tillë, më mirë të mos lindë, atëhere ai duhet të respektojë librat e shenjtë.

Kjo është arsyeja që ai nuk e ka ngushëlluar dhe nuk i shkon për ngushëllime tek shtëpia. Për Doktorin, parimet, librat e shenjtë dhe statuti i PD, janë mbi gjithçka.

3 komente në “Muli shpjegon pse Doktori nuk shkoi për ngushëllim tek Luli”

  1. Neri says:

    Une jam jugor po me te degjuar e kam qe verioret shkojne per ngushellim dhe te hasmi kur eshte fjala per per me te afermit qe jane per ne jugoret jane: babai,nena, motra ,vellai,gruaja dhe femijet larg qofte.Por sic e drodhi qe ka qene komuniste e dredh dhe per kanun,per interesat e tij.Ah me falni se harrova,e drodhi dhe per vdekjen e baxhanakut kur tha: nuk kam baxhanak.

  2. sopiqoti says:

    O Sali mavrija pse sillesh keshtu me ” pjellen ” tende.Ska faj Luli POR zotrote qe e solle Lulin nga Hollanda per te na e shitur ne “si yllin e mengjesit”.Mbaje tani dhe mos u trangalis lart e poshte me ” foltoren”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje