Pas kërcënimit të Lulit se do të priste tubin e oksigjenit me të cilin Berisha po mban gjallë Ramën, Muli vendosi t’i kthejë një përgjigje publike Lulit, në të cilën shpjegon pse Luli nuk e përjashton dot Doktorin nga partia.
Të dashur demokratë!
Kërcënimi i sotëm i Lulit është shprehja e qartë e përpjekjes së tij për të përjashtuar Doktorin nga partia. AI kishte zgjedhur disa terma mjekësorë për t’iu futur doktorit në zanat, për të treguar se do shkëpuste lidhjet me Doktorin.
Kjo në të vërtetë është vjedhje e zanatit të Doktorit. Por ne e dimë të gjithë se Basha nuk vodhi dot zanatin e Kryetarit të partisë, e jo më të vjedhë zanatin e mjekut që përveç Doktorit dhe meje, s’e bën dot njeri tjetër.
Me ardhjen e sotme të Garos në Foltoren e Doktorit, krahu jonë u kompletua dhe një tjetër vizionare që ka arritur të parashikojë motin saktë prej vitesh dhe e di fare mirë çfarë shtrëngatash e presin Lulin në të ardhmen. Kjo ishte arsyeja që ajo zgjodhi Foltoren dhe jo Lulin për t’i besuar të ardhmen e saj.
Në këto kushte, kërcënimi i Lulit nuk na tremb. Parashikuesja jonë e motit na ja siguruar se Luli do lëshojë bubullima dhe vetëtima, por pa shi, pra do jetë alarm fals dhe Doktori nuk do preket. Kurse për Doktorin ka parashikuar se do ta vazhdojë foltoren dhe pas 11 Dhjetorit deri në zgjedhjet e 2025.
??????