Muli shpjegon pse mbështesin Doktorin të fortët e Elbasanit

11 Nëntor 2021, 19:36Antena TEMA

Pas akuzave të Gaz Bardhit se shumë nga të fortët e Elbasanit janë bërë me Mulin në tribunat e Doktorit  Muli bëri këtë sqarim për demokratët.

Të dashur demokratë!

Akuzat e Gaz Bardhit se të fortët e Elbasanit janë kundër Lulit janë gënjeshtra. E vërteta është siç tha Doktori që Foltorja ka zgjuar shpresën e miliona njerëzve jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Kudo; që nga Rusia në Alaskë, e nga Greonlanda në Antarktidë, njerëzit flasin për foltoren. Çdo i shtypur në botë dhe kushdo që ka pasur në shpinë një padrejtësi ndjehet i përfaqësuar në foltoren e Doktorit.

Beteja e Doktorit është me SHBA dhe nuk është vetëm Doktori ai të cilit i ka rënë më qafë SHBA. Janë dhe dhjetëra qytetarë të tjerë shqiptarë që i ndjekin nga pas , i linçojnë dhe i quajnë kriminelë pa të drejtë. Këtë gabim e bën dhe Gaz Bardhi. Ata nuk janë kriminelë, por njerëz të lirë që duan sovranitetin e vendit, që kërkojnë të luftojnë për lirinë e tyre. Ata nuk ja dorëzojnë lirinë e tyre askujt. Ata kanë parë tek Doktori idealin e tyre dhe janë bërë me të. Doktori nuk ka nevojë për ata, por ata kanë nevojë për Doktorin dhe kauzën e tij. Ndaj mos i përgojoni ata njerëz të lirë e sovranë. Ata i kanë dal zot fatit të tyre.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje