Pas vendimit të Kryesisë së PD, që të mblidhet Kuvendi i saj më 18 dhjetor, Muli hartoi me urgjencë planin e prishjes së këtij Kuvendi.
Për këto, i kërkoi Doktorit të shpallë në foltoren e Fushë Krujës disa pika të rëndësishme:
E para, që Kuvendi fillon më datën 11 dhjetor, por vazhdon deri më 31 dhjetor.
Çdo kuvend tjetër i PD në këtë periudhë do të shpërndahet me forcë.
Së dyti, ngarkohen forcat e sigurisë së Foltores të ndalojnë Kuvendin e 18 dhjetorit, kudo që të mbahet ai.
Për këtë arsye, Foltorja do marrë me qira gjithë sallat e mëdha të Tiranës, Pallatin e Kongreseve, Pallatin e Kulturës, stadiumin Air Albania, stadiumin Dinamo dhe fushat e Fushë Prezës.
Po ashtu, do të ruhet dhe godina e SHQUP, se mos ka lëvizje.
Së treti, Doktori në Fushë Krujë do t’u bëjë thirrje demokratëve të Niklës, Fushkë Krujës dhe zonës përreth, që po persekutohen nga policia, të bëhen pjesë e Foltores dhe të rrëzojnë regjimin e Edvin Ramës dhe pengut të tij Lulzim Basha.
Së katërti, duhet të merren masa që më 18 dhjetor, në Kuvendin e Foltores të përjashtohet nga PD Lulzim Basha dhe Kryesia aktuale, për t’i dalë të keqes përpara, se mos ata përjashtojnë Doktorin dhe delegatët e Kuvendit të Foltores.
Së pesti, të propozohet në Kryesi të re të Foltores, Gim Nesho, si anëtar që përfaqëson Departamentin e Shtetit, Kongresin amerikan dhe Senatin, në Partinë Demokratike.
Ai e ka të plotë legjitimitetin e përfaqësimit të SHBA në krye të PD.
E vetmja vërejtje është që të mos e quaj Kongres këtë të PD, siç e quante shoku Enver, por Kuvend.
Thjesht duhet pak praktikë dhe e harron që vjen nga Byroja Politike.
Pasi mësoi për këto masa, ish- deputeti Ruli shprehu miratimin e tij.
-Mirë e paske menduar biro, i tha.
I vetmi hall që kam është se mos kandidon në të dy Kuvendet zoti Kulluri, dhe fiton në të dyja, se programin e ka më të mirë se të dy.
O idiotë, ju ka mbetur goja:Rama, Rama. Nuk keni ramën përballë por elektoratin e majtë. Ju jeni çerku i elektoratit të majtë.