Pas vjedhjes që Luli i ka bërë përmes Kunatit, vjedhjes së Facebookut të Vokshit, Muli vendosi ta denoncojë publikisht këtë akt.
Të dashur demokratë!
Edvin Rama dhe pengu i tij, përmes Kunatit kanë vjedhur facebook-un e Albanës dhe e kanë marrë atë nën kontroll. Tani të gjithë publikimet nga Faceboku i kryetares së gruas nuk janë më të sajat, por të Lulit.
Kjo bëhet që të krijohet hutim në rradhët e demokratëve, që Albana ka tradhëtuar përsëri Doktorin, ndërkohë që ajo e ka në karakter besnikërinë.
Por vjedhja e facebook-ut ka shkaktuar disa dëme të tjera për të cilat Lulzim Basha një ditë do të paguajë.
Së pari në inbox-in e Albanës janë gjithë udhëzimet e Doktorit për Foltoren dhe sidomos informacionet e Albanës për gratë që mund të tradhëtojnë Bashën për Doktorin. Kjo bën që shumë nga këto gra këto ditë të jenë pre e sumeve të Bashës, i cili ka zbuluar tradhëtinë e tyre.
Një presion I tillë ka prekur dhe gra të kryesisë aktuale të PD, për të cilat është gjetur informacion jo i sigurt për besnikërinë në inbox-in e Albanës.
Së dyti janë gjetur disa mesazhe private për halle shtëpie, blerje sendesh, rrobash etj, të cilat duan të paraqiten si korrupsion, ngaqë ja blejnë të tjerët se ajo është pa punë.
Së treti, janë gjetur mesazhe të jetës private që duan të shantazhojnë personin në fjalë.
Së katërti, që është dhe më e rëndësishme, janë gjetur raporte të Albanës për Doktorin kohë pas kohe mbi shenjat e para të tradhëtisë së Lulit, për shkak të përvojës që ajo ka për të diktuar tradhëtinë e burrave.
Të gjitha këto nuk do të lejojmë kurrë të përdoren kundër dmeorkacisë, kundër lirisë së fjalës dhe kundër foltores. Lul Basha ka vetëm një rrugë: “Kthe facebookun e Albanës dhe ik”. S’ka rrugë tjetër. Më 11 Dhjetor marrim facebookun e Albanës më pas marrim dhe PD.