FOTOT/ Këngëtarja e njohur rrëfen jetën e vështirë kur ishte studente: Kam shitur gjak për të blerë ushqim

20 Nëntor 2021, 12:24Lifestyle TEMA
FOTOT/ Këngëtarja e njohur rrëfen jetën e vështirë

Këngëtarja Nicole Scherzinger e cila mban sot titullin e një prej femrave më seksi në botë, për të arritur këtu ka treguar se ka kaluar shumë vështirësi.

Nicole e cila fitoi famë si pjesë e grupit “The Pussycat Dolls”, ka rrëfyer se është rritur në kushte jashtëzakonisht të vështira. Këngëtarja ka pranuar se ka bërë punë të ndryshme “për një dollar”, por ajo që ka tronditur më shumë është se ajo ka shitur gjak për të blerë ushqim.

Prindërit e saj nuk kanë qenë në gjendje që të fitonin shumë, prandaj ajo dikur ka kënduar nëpër restaurante të ndryshme, ndërsa ka shitur edhe petulla me ujë.

“Kam qenë e varfër kur kam studiuar. Kam shitur gjak për pak para”, ka theksuar ajo, ndërsa ka shtuar se ajo është rritur në një shtëpi plot dashuri.

“Unë e dua shumë familjen time, por kurrë nuk kam pasur dikë që të blinte një makinë, të më paguante orët e këndimit ose kërcimit. Me pak fjalë, punoja dhe fitoja vetë për të gjitha”, tha ajo.

 

1 komente në “FOTOT/ Këngëtarja e njohur rrëfen jetën e vështirë kur ishte studente: Kam shitur gjak për të blerë ushqim”

  1. I Love You
    jovetem shtrire mbi Jaht ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje