Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili dje, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” shprehej se tha se kreu i shtetit ka qenë aseti më i madh i Ramës në dy javët e fundit të fushatës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tedi Blushi thotë se Basha kërkon të provokojë Presidentin për të shfajësuar veten nga të gjitha greminat që çoi opozitën nga viti 2017 deri në 2021.
Blushi e quan Bashën “hipokrit” dhe thotë se i është lutur në gjunjë e me lot në sy Presidentit Meta në Gjermani për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit 2019. Më tej shton se Basha “kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë”.
POSTIMI I PLOTË
Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.
Si Kontribuuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:
? 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
? 2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
? 3. Djegia e mandateve të deputetëve;
? 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;
që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.
Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.
Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.
Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje.
Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ia ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.
Plasen edhe Çekollatat kendej ! Jovan Ñuçi Bregu..Humor..Pallati 176.
Turp.
z. ilir floriri, mire bere qe tregove ate vidio kete te diele. .esoi do nxerresh vidion e z. prifti per ilir floririn ose vidion e darkes me berishin qe te shpetoi, perkohesisht, nga burgi per rushfetin 700000 euro me ze e figure ke edhe vidion e viles ne lazel edhe vidion me dyshin e vlores ne fushaten 25 prillit 2021, ke vidio tue u rrahe me polic. besoj do ti nxjerr sot basha. o ilir monika e vetmja qe duhet te besh te vrasesh vehten per te shpetuar shume pak
ne kete rast qendron pretendimi i presidences.
Dmth se presileshi qenka komanduar nga banda PD- LSI para se te anullonte zgjedhjet. E hajduter dhe kriminel. Ju duhi shtypur si asfalti.