Ringjallja e PD-së pas Foltores? Thjesht mashtrimi i fundit i Sali Berishës, që humb zgjedhjet prej 10 vitesh

3 Dhjetor 2021, 17:34Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Në të gjithë sondazhet që prej muajsh paraprinë zgjedhjet e fundit politike, Sali Berisha dilte gjithnjë një lider në rënie, me një pëlqim shumë më të ulët nga çka arrinte të merrte Lulzim Basha, më i lartë vetëm nga Ilir Meta që ishte përherë në fund të listës. Edhe në votimet e 25 prillit, 6772 votat e marra nga doktori, ishin sa një e treta e atyre të mbledhura nga kreu i PD-së. Atëherë, si shpjegohet që papritur, ky raport force duket se është përmbysur dhe Sali Berisha tani po grumbullon mijëra mbështetës?

Në të vërtetë, forca misterioze që duket se ka bërë të rilindë Sali Berishën nga hiri i historisë së tij politike, është thjesht frut i një manipulimi që po prodhon një iluzion mes militantëve të PD-së. Të shkatërruar psikologjikisht nga humbja e papritur prej tyre e 25 prillit, vetëm pak muaj më pas, duket se ata po rifillojnë të ëndërrojnë. Pasi dëgjuan gafën e Lulzim Bashës që përkufizonte disfatën zgjedhore vetëm si “fillimin e betejës”, ja që vjen si një yll kometë Sali Berisha. Arsyeja e vërtetë e kthimit të tij në fushën e betejës militantëve nuk iu intereson, ata preferojnë t’i besojnë një ëndrre.

Përballë perspektivës së 4 viteve të tjera larg pushtetit, militantët më të apasionuar të Partisë Demokratike, zgjedhin në fakt të besojnë premtimet e doktorit plak, që me retorikën e tij të kolauduar mirë, arriti të bëjë të përjetojnë përmes Foltores emocionet e zjarrta të një fushate zgjedhore. Përmes tij, militantët e opozitës, është sikur të jenë zgjuar nga një makth, të gjithë të ngujuar të të njëjtit iluzion që i ka katapultuar sërish në një botë paralele, ku 25 prilli nuk ka ndodhur ende dhe ku për pak javë do ketë zgjedhje përsëri. Beteja e 11 dhjetorit në vend të Kuvendit që rrezikon të ndajë më dysh partinë e opozitës duke larguar gjithnjë e më shumë perspektivën e një kthimi në qeverisje, po përjetohet si një shans i dytë për të mundur Edi Ramën dhe për të rimarrë kryeministrinë.

E vërteta është se ky iluzion lind nga një mashtrim i madh. Sali Berisha ia doli t’iu shesë njerëzve të tij pikërisht atë që njerëzit e tij kërkonin. Faji i tij më i madh është se fshehu pas zhgënimit të popullit demokrat, etjen e tij për hakmarrje personale dhe kërkim të dëshpëruar për imunitet për veten dhe familjen e tij. Mjafton ta dëgjosh për ta kuptuar. Ai premton të përmbysë “regjimin” e Edi Ramës ashtu siç nuk diti ta bëjë Lulzim Basha, por i vetmi plan që vazhdon të propozojë është saktësisht i njëjti që ai dhe Basha bashkë, e përdorën pa rezultat për tetë vite: Protestat. “Pas 11 dhjetorit do të sjellim 100.000 vetë në shesh”, paralajmëron ish-presidenti Bujar Nishani, i konsideruar si një prej berishianëve më të moderuar. Po përse këta 100.000 persona në shesh, të aftë të “rrëzojnë regjimin”, PD nuk arriti t’i sjellë asnjëherë kur jo vetëm Berisha, por bashkë me të Basha, Paloka, Nishani e madje edhe Ilir Meta dhe Monika planifikonin vetëm këtë punë? Kush i pengoi? Askush, e me siguri nuk i pengoi Luli i gjorë.

Ne do të protestojmë dhe nuk do të tërhiqemi si bëri Basha”, premtojnë berishianët më radikalë. Sikur Basha nuk u përpoq të qëndrojë në shesh për javë të tëra. Ishin kohët e çadrës, ajo që u mbyll më pas me urdhër të komunitetit ndërkombëtar dhe jo sepse donte Basha ta mbyllte. I kemi parë se si përfundojnë protestat në shesh çdo herë që opozita përpiqet t’i përdorë për të rrëzuar qeverinë. Duke filluar nga ato të nisura në shtator të 1998, ku çdo natë Sali Berisha përpiqej të digjte kryeministrinë me shishe molotov apo të sulmonte komisariate me granatëhedhëse. Përfundoi me Berishën dhe Palokën me pranga të shoqëruar nga policia me urdhër të Ilir Metës dhe me doktorin që dridhej vetëm nga ideja e kalimit të një nate në burg. Aq mjaftoi për të shuar ëndrrat e tij revolucionare, pasi nga dita e pasme protestat u shuan.

Kush sot mashtron militantet e PD-së duke thënë se Berisha i konsideruar person “non grata” nga Shtetet e Bashkuara nuk do të dëmtojë partinë kur të kthehet lider “pasi amerikanët janë pragmatikë”, duhet të sjellë në mendje pikërisht atë që ndodhi pas protestave të 1998. Komuniteti ndërkombëtar izoloi Sali Berishën, dhe si ai, ashtu dhe eksponentë të lartë të PD-së u përjashtuan për vite me radhë qoftë edhe nga pritjet në ambasada. Ishte person “non grata” de fakto që nga atëherë. Nuk ishte e nevojshme që Departamenti i Shtetit të shprehej mbi të publikisht për ta dënuar të qëndronte në opozitë për 7 vite të tjera. Sot, pasi po sfidon dënimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara, ka të ngjarë të qëndrojë 14 vite të tjera larg pushtetit.

Berisha dhe berishianët mashtrojnë mbështëtësit e tyre duke i bërë të besojnë se doktori di të bëjë opozitë më mirë se Basha dhe se pas 11 shtatorit Edi Rama, falë doktorit, do të shpartallohet më në fund. E kemi parë Sali Berishën edhe në opozitë: nga 2013 në 2017 ishte në parlament çdo të enjte, i lirë të monipolizonte me ndërhyrjen e tij të gjithë kohën që i përkiste Partisë Demokratrike dhe më tej. Ilir Meta ia lejoi të fliste me qindra orë në sallë përtej rregullores, orë e orë propagandë berishiane e transmetuar direkt në televizion në gjithë vendin. Dhe pastaj duke shkruar përditë në Facebook, mijëra postime në emër të një “qytetari digjital” inekzistent, pseudonim i shpikur për t’u fshehur pas artit të tij më të mirë, atë të shpifjes ndaj kundërshtarëve dhe qytetarëve të thjeshtë.

Për vite e vite ai “qytetar dixhital” ishte dhe burimi për mijëra artikuj të publikuar në të gjitha faqet e para të gazetave, në homepage të mijëra portaleve, dhe lajme të para në dhjetëra edicione televizive, duke prodhuar një zinxhir të pafund lajmesh të rreme. E pamë Berishën edhe të zbriste në shesh duke djegur muzeume dhe institucione, në vitet pas 2013, kur nga të gjithë konsiderohej si lideri i vërtetë i opozitës, ndërsa Lulzim Basha ishte i detyruar të qëndronte në rresht të dytë. Dhe megjithatë në 2015, pikërisht ajo parti e udhëhequr nga Sali Berisha humbi zgjedhjet administrative dhe në 2017 humbi sërish zgjedhjet politike.

E pamë Sali Berishën edhe më pas, nga 2017 deri në 24 prill 2021, gjithnjë në rresht të parë para dhe pas bojkotimit të kuvendit, gjithnjë i pranishëm në shesh gjatë protestave dhe në marshimet e partisë, me dhëndrrin dhe vajzën miliarderë duke bërë selfie ndërsa në sfond militantët përpiqeshin të digjnin qeverinë dhe parlamentin. E megjithë këtë, me 25 prill, PD e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës humbi zgjedhjet prapë.

Është që nga vendoret e vitit 2011 qe Sali Berisha nuk fiton një palë zgjedhje, dhe edhe atëherë arriti ta merrte bashkinë e Tiranës vetëm nëpërmjet manipulimeve me vota të pavlefshme. Plot 10 vite si humbës Pra, cili është ilaçi misterioz që doktori do ta nxirrka nga “kapelja” pas 11 dhjetorit, duke premtuar atë që nuk arriti të bëjë dot për 10 vite? Nëse do ta kishte më të vërtetë këtë formulë speciale për të shpartalluar “regjimin” e Edi Ramës, Sali Berisha do ta kishte përdorur tashmë në 5 palë zgjedhje që i ka humbur që nga 2013 e tutje, i mundur disa herë më shumë se Lulzim Basha.

Ja përse është e pabesueshme se si mijëra militantë të partisë së tij janë të bindur sërish se ai është Shpëtimtari. Të gjithë të errësuar për shkak të zhgënjimit të humbjes së tyre më të fundit, e për këtë arsye, lehtësisht viktima të një iluzioni gjigand. I njëjti iluzion që e bën të besojë Sali Berishën dhe familjen e tij se Foltorja mund ta shpëtojë nga fundi i tij politik. Por më e shumta që mund të arrijë, është të fundosë edhe PD-në bashkë me veten.

18 komente në “Ringjallja e PD-së pas Foltores? Thjesht mashtrimi i fundit i Sali Berishës, që humb zgjedhjet prej 10 vitesh”

  1. Korabi says:

    Saliu eshte njeriu me I pacipe i politikaneve shqiptar ne keto 30 vjet,mashtrues i permasave boterore, krimineli me i madh i trojeve shqiptare,me vjen keq per ata trushplar qe i shkojne pas nje gerdalle si ky plak i pashpirt.

  2. edi says:

    Si shpjegohet qe gjithe analistet ambulante te Rames jane pro Bashes?! Bollino ka toke falas dhe koncesjon muzeumi nga Rama . Berisha ka deklaruar do ua ketheje shqiptareve keto prona te vjedhura.

    1. Tersi says:

      Po po e siguuurt ! Ka toka bollino ke gjiri lalzit komshi me familjet mafioze berisha-meta, ka në porto-romano komshi me argita fazlliçin, ka edhe te ish kompleksi partizani komshi me malltezin e argitës ! Ka gjithë andej prona ky kodosh gazetar ambulant por ki durim se kur ti marrë berisha dhe t’ua kthejë shqiptarve edhe ty mund të zërë ndonjë cêrkë , se helbete pas non gratës dhe peshës së krimeve e ka zën pizga .

    2. Astrit says:

      Saliu duhet te ktheje pronen tek partizani ne fillim dhe pastaj te coje ne burg djalin Shkelzen dhe veten e tij pastaj flasim. Beson se Saliu do ti beje keto? Na rrufsh pallen.

  3. Balo says:

    Dhe do bëjë mirë!
    Një parti pa statut,pa rregulla ,pa norma,ku rëndësi paska ” vetëm shumica e demokratëve” ,që asnjë ditë nuk kanë qenë demokratë,sepse demokraci do të thotë ligj,jo revolucion!
    Një parti imbecilësh si ai Nishani mbrëmë,që teksa prisnim të fliste me terma politikë si ish President i Republikës ,përmendi terminologjinë prej kapterri ” urdhëri i dytë anulon të parin”, dhe terminologjinë e gjyshes nga Gjirokastra kur tha “anapodha”!
    Një parti eskortash si ajo e mavrisura e Sofo Garos,që pasi e dha pidhin nga çdo anë,pa ndalim asnjë ditë e varfëra derisa gjeti një copë gomar për burrë,ka vendosur t’i hyjë politikës nën moton ” pidhi çan bllokadën”!
    Një parti hajdutësh që po i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit,përditë e më tepër!
    Një parti tribale,ku familja e malokut mbetet në qendër të politikës!
    Në fund fare një grup komunist,jo i Shkodrës,jo i Korçës,por grupi komunist i Malësisë të Dukagjinit!
    Jam i lumtur që po u ngjet kjo!
    Vafshin në Pidh të S’ëmës!

  4. Trotski says:

    Si eshte e mundur qe te jene kaq te verber mbeshtetsit e ketij Delenxhiu.Kur i erdhi e Keqja ke Suma e Tij dhe e familjes se Tij Kriminale -u kujtua te bej Proteste Antiamerikane.O Te Mjere ! Zgjohuni! Ejani ne Vete ! Mos i shkoni pas ketij Zuzari se do tu marre ma vehte ne Gremine.

    1. Artan says:

      Ky qelbesire qe quhet Sali Berish harroi qe arsyeja kresore qe mori pushtetin ne 1992 ishte pikerish Amerika qe me mbeshtetjen dhe ambasadorin e saj qe i hapi rrugen qelbesires te bente protesta e greva, te digjte e te piqte si desh per te rrezuar pushtetin e fitur legjitim te vitit 1991. Ky zarbo tani pretendon te fitoje pushtetin tani me komunistet e mbetur kunder Amerikes.

  5. FCB says:

    Ik mor te shkerdhefsha librin e shpise , Italion bythqire, u bone milioner se je bythlepires .

    1. Korcari says:

      Këto i ke gabim vella. E kam njohur mire C.B. dhe e di qe eshte njeri qe e respekton ligjin më mire se çdo shqiptar. Nuke kam asnje interes ta mbroj por them atë qe kam pare vete. Eshte zoteri e kaluar zoterise. Nuk eshte mire qe te perserisim llumin qe nxjerr Sali Berisha se duhet ta kuptojme perse e ka bere me Bolinon dhe jo me botues të tjere qe jane sketerre.

      1. ben says:

        Korcari-po kujt i flet o njeri i mire? FCB dhe te tjere si ai nuk hane llogjike, por duke kopjuar liderin e tyre kriminel, ne mengjez i kujtojne shpifjet qe vete i kane bere nje nate me pare si te verteta.
        C’mund te presesh tjeter nga handikapate mendor. Ne fakt edhe budallenjte duhen, ndryshe si do te dalloheshin te mencurit qe kane mend po te mos ekzistonin budallenjte qe te behej krahasimi me to?

  6. Sul Koburja says:

    Nga folësit e foltores mund te thuhet se aty jane pjesa qytetareve me pak te cliruar nga mentaliteti enverist i liderit.Mendoja se kishte me pak te ketij niveli.

  7. Ministria e KomshiKulturës says:

    Karlua është kollovar funksional Myzeqeje. Ka hall të madh me bostanët pulat e detit dhe pronat publike që I fall Edvini. Vertet Edvini I ka te trasheguar me lametapi gjithe Shqiperinë, por këto që I fall Boles nga PortaPortese I ka trasheguar nga Spiro Koleka. Po largqofte kthehet Berisha !!!! Mos o zot !!! Delina Fico I ka ne regjister te gjitha. Prandaj Karlua merr poza si Garibaldi në Erzen që të trembe Berishën. Dhe mirë bën. Tani ështe oligark pronash publike. Zoti ti zgjase pushtetin Edvin Llapes qe edhe Karlua kollovari I Myzeqese te shijoje ” pronen publike” te shqiptareve. Sa per shqiptaret ata jane me bisht thote Karlua neper bankete qeveritare.

    1. vezhguesi says:

      Ti me siguri je pjese e kazanit te mutit qe i shkoni mbrapa kryemutit Salih Berisha. Si i tille, fjalet e tua nuk mundet te merren parasysh.
      Karlo Bolino eshte nje gazetar i vertete me integritet. Eshte fat qe kemi akoma gazetare ti nivelit te tij qe pranojne te punojne ne Shqiperi qe te pastrojne llumin tuaj.

  8. Artan says:

    Sempre Grande Bollino

  9. Vranakonti says:

    Bollino,je bravo. Ke shkruar tamam ato gjera te verteta qe sote po provohen ne praktike.Berisha me ne fund,ne 11 Dhjetor do marin nje hu te trashe ne bythe. Nuk i beson njeri Berishes,as brenda as jasht atdheut.

  10. Nje mergimtar says:

    Berisha eshte mashtruesi me i madh qe njeh historia e pluralizmit ne Shqiperi.Basha eshte nje humbes i madh qe s’ka fituar sanjehere “bir besnik” i Berishes i cili me pranine e tij pas perdes ka ndikuar shume ne humbjet e tij.Te dy jane si vellezerit siamez dhe nuk mund te ndahen.Midis tyre ka nje shenje barazie,ku vetem ndryshimi i moshes i dallon.A eshte kjo gazetari qe sot del ne mbrojtje te tij qe thosh se “Basha genjen edhe kur e pyet per oren”.”Kush ndan barazimin midis tyre dhe ortakerin ne bema te tyre” thjesht kerkon te zgjase agonin dhe vdekjen e opozites per te mbreteruar pa opozite Edi Rama.Kjo gazetari po behet si gazetaria e diktatures,qe vetem glorifikon humbesit dhe satrapet.

  11. Velo says:

    Bolino flet troç, pa frikë. Berisha është edhe më i zi nga sa e përshkruan Bolino. Fatkeqe si e madhe për popullin shqiptar që Ramizi zgjodhi Saliun në vitin 1990.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje