Basha: Rama shpenzon 700 mijë dollarë në vit për fluturime me avion privat! 52 mln euro për luks qeveritar! Duhet vettingu në politikë

4 Dhjetor 2021, 16:19Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron taksat e qytetarëve me fluturimet e tij me avion privat.

Basha e vendos theksin dhe rëndësinë që ka domosdoshmëria e vetingut të politikanëve.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.

2 komente në “Basha: Rama shpenzon 700 mijë dollarë në vit për fluturime me avion privat! 52 mln euro për luks qeveritar! Duhet vettingu në politikë”

  1. Loni says:

    Ik mor k.. berishist

  2. Sala says:

    Pse jeni idiota ju qe e bllokoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje