Kroacia ka konfirmuar dy rastet e para me variantin, Omicron të koronavirusit.
“Nuk jemi të sigurt lidhur me burimin e infektimit e as nëse këta dy njerëz kanë udhëtuar jashtë vendit. Besojmë se janë infektuar gjatë një takimi të punës në të cilin të dy personat kishin marrë pjesë”, tha Bernard Kaiq, epidemiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Kroaci janë regjistruar më shumë se 631 mijë raste të të infektuarve dhe mbi 11 mijë të vdekur.
Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet e tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.