Presidenti kroat: Vaksinimi me detyrim, akt terrori

6 Dhjetor 2021, 12:29Rajoni TEMA

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, është ndër të paktët zyrtarë të lartë në Europë që del kundër vaksinimit me detyrim. Qeveria kroate ka paraqitur disa amendamente në projektligjin për sëmundjet infektive.

Propozimet e shumicës në pushtet parashikojnë gjoba për personat që nuk respektojnë pajisjen me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19. “Nuk janë ligj, por akt terrori”, tha presidenti Zoran Milanoviç.

Javët e fundit, në mediat europiane është raportuar shpesh për mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm në nivel të BE-së. Për Milanović thtë se kjo nuk ka kuptim, nuk bazohet në shkencë, është vendim i pajustifikuar dhe i gabuar.

Në Kroaci, kryeministri Andrej Plenkoviç paralajmëroi se epidemia e koronavirusit nuk po zbehet dhe numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kroaci i ka tejkaluar 11 000, çka sipas tij e bën të domosdoshëm respektimin e masave epidemiologjike dhe vaksinimin.

Megjithatë, sipas ministrit të Shëndetësisë, Vili Berosh, numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë me 14.5% në krahasim me javë më parë. Por sërish, sipas zyrtarëve, presioni mbi sistemin shëndetësor ishte ende i madh.

1 komente në “Presidenti kroat: Vaksinimi me detyrim, akt terrori”

  1. leko says:

    O sa kafshe ka ne kete bote… Do Zoti ta zere coviti kete plere dhe ta shikoi se cfar do te thote….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje