Nga Ylli Pata
Ilir Meta nuk doli vetë, po natyrisht autorizoi zyrtarët e tij për të sulmuar Gjykatën Kushtetuese. Një veprim i çuditshëm, që vjen nga logjika se ai ishte më i zellshmi që kërkonte instalimin e institucionit që bën intepretimin e ligjit themeltar të shtetit.
Në fund, Meta i bëri naftën institucionit, duke e sulmuar aq fort, a thua se e kishte një rival politik në fushë, njësoj si Edi Ramën.
Sulmi apo kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është fare pjesë e kompetencave të Presidentit të Republikës, madje as komenti.
Ai thjesht duhet ta respektojë e zbatojë, kjo tashmë është aksiomë që na e ka thënë për vite me radhë.
Po përse Meta e sulmoi Gjykatën Kushtetuese, e refuzon të dekretojë zgjedhjet në 5 bashki të vendit?
Me të drejtë mjaft thonë se e bën këtë për të kondicionuar zhvillimet politike në PD, për të parë se do ta bëjë këtë dekret nëse Berisha merr partinë, ndryshe do ta lërë çështjen pezull.
Ndërkaq, duket se kjo është një çështje më shumë se politike ka lidhje me një hall që Ilir Meta ka, siç nga ana tjetër Sali Berisha e ka me amerikanët.
Para disa ditësh, në mediat pro opozitës u shkrua se Ilir Meta e ka humbur mazhorancën në Gjykatën Kushtetuese, e atij i ka mbetur vetëm një anëtar. Duket kanë parë vendimin për zgjedhjet lokale, ku por vendimit nuk ka qenë vetëm Sonila Bejtja.
E këtu vjen normalisht dilema e vendimit të janarit, ku Gjykata Kushtetuese do të vendosë për verdiktin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit.
E këtu rrotullohet e gjithë çështja. E nëse Kushtetuesja i thotë “po” vendimit të Presidentit? Do ta quajë sërisht zyra e kreut të shtetit një “vendim i padrejtë” e të mos e pranojë? Që do të thotë nuk do ta zbatojë?
Duket se jemi pikërisht drejt kësaj sjellje, ku presidenca më pas të shërbejë si bunker, siç po ndodh edhe me Foltoren, ku gjithçka bëhet për të trazuar ujrat me akte ekstreme.
Pasi presidenca kërkon vendim tjetër për zgjedhjet lokale, duke e shitur sikur Kushtetuesja nuk e ka marrë një të tillë, siç mund ta bëjë edhe për shkarkimin e Presidentit. Jemi në një zhvillim krejt të parashikueshëm, ku shumë shpejt do të flitet për historitë e mëparshme ku thuhej se Presidenca është pronë e popullit të 2 marsit, vetëm se tani ka ndryshuar datë dhe është bërë e 11 dhjetorit…
Nese kushtetusja vendos per shkarkimin e ketij banditi-hajduti dhe refuzon, athere aj duhet te terhiqet zvarre nga zyrja. Shum e thjeshte. Se perndryshe te gjithve na lind e drejta te bejm siq na teket.
Sakte ! Ne rast se kuvendi me maxhorancen 5000 delegate me 11 dhjetor shkarkon kryesine e kryetarin e PD dhe ato refuzojne atehere duhet te terhiqen zvarre nga zyra …….! Nuk e luan as topi fjalen tuaj !!!
KOZi-PD ka nje statut dhe eshte person juridik me perfaqesues kryetarin e saj, qe ne kete rast eshte Lulzim Basha.
Eshte e drejta e tij dhe e Keshillit te PD-se qe te therrese nje kongres dhe jo e Salih Berishes.
Ato 5000 delegatet nuk e di nese jane apo jo te vertete, pasi disa prej tyre po thone ne publik se u kane fallsifikuar firmat. Nese kjo eshte e vertete, atehere cfare tagri kane keta qe do jene ne kongresin e Berishes per te shkarkuar kryetarin e tyre, kur ate rast e kishin ne zgjedhjet e para disa muajve dhe e votuan per te qendruar ne karriken e kryetarit?
Edhe Lul Basha mundet te mbledhe 10 mije veta nga rruga qe te firmosin letra bakalli, sic beri edhe Berisha dhe te thote se u votova perseri per te qendruar ne krye te PD-se.
Pastaj, Salihu nuk e ka problem Lulushen, pasi ate e ha te gjalle me gjithe lecka, por ka nje problem madhor qe nuk e kalon dot. Ai e ka kruajtur me Ameriken dhe kush e kruan me daj Samin, e ka fundin te sigurte. Nje fjale e vjeter thote se “kur i kruhet bytha dhise, ha buken e bariut”.
Aleanca e Saliut me Ilir Meten eshte e hapur.
Kerkohen preteks per trazira.
Nje nga pretekset eshte shkarkimi i Ilir Metes nga Gjykata Kushtetuese.
Kjo date 18 Janar do jete dita zyrtare e fillimit te protestave te Saliut.
O Pilo . Brenda 18 Janarit Sali Plehu do te jet ne burge
TREGON SE SI DUHET TE ISHTE NE BURG AFATGJATE BASHK ME BOSIN E TIJ XENIN QYSH NË JANAR RE VITIT 2011!
——Mosdekretimi i zgjedhjeve te pjeseshme vendore dhe mosnjohja e vendimit te Gjykates Kushtetuese tregon fundin e nje provinciali te korruptuar koke e kembe ne krye te shtetit shqiptar.
—-Eshte ne grahmat e fundit nje individ i pagedhendur,inateçor,sherrxhi,hileqar dhe dredharak qe toroliset me mendjemadhesi dhe marrezi prej 30 vitesh padrejtesisht ne karriget e larta te shtetit.
—— Besoj,politika dhe qytetaret do vene mend qe te mos eksperinentojne me me gedhej te tille qe nuk njohin abc-ne e shtetit,institucioneve te tij dhe pergjegjesine kushtetuese te karriges qe u eshte dhene,pavaresisht aftesive mendore.
—- Vetem nje idiot,nje delenxhi dhe vagabond nje hileqare i korruptuar dhe pa asnje lloj morali,mund te sillet keshtu me Kushtetuten,GjK,Statusin e Presidentit,Kuvendin dhe Ligjet dhe Institucionet serioze nderkombetare,VENECIAN.Bravo!
—-po kush je,ti,more trim,qe kaq shume e pi rakine dhe oerdhos tere Shqiperine,lere ne drejtesine???!
—-Do jemi deshmitare te nje fundi tejet diskret dhe fatal per kete president qe tallet me institucionet,ligjetkarrigen dhe kompetencat duke leshuar INDULGJENCA qe i quan dekrete por qe mund te hidhnin ne ere Republiken.
——Spektakli sapo ka filluar.Koha eshte gjyqtari me i mire!