Tension në Jerusalem, pas plagosjes së një nëne izraelite

10 Dhjetor 2021, 10:04Bota TEMA

Vijon të mbetet i lartë tensioni në Jerusalemin Lindor, veçanërisht në Sheikh Jarrah ku dy ditë më parë një nënë izraelite u godit me thikë nga një adoleshente palestineze, ndërsa ajo ishte në rrugë me fëmijët e saj.

Mbrëmë, radio ushtarake raportoi, se ekstremistët hebrenj thyen xhamat e makinave të parkuara palestineze në Sheikh Jarrah.

Media të tjera raportojnë se besimtarët hebrenj, të cilët mbërritën në lagje mbrëmë për t’u lutur te varri i një rabini të lashtë, u goditën nga me gurë. Dy prej tyre mbetën të plagosur.

Edhe sot, në Jerusalem ka një prani të lartë policie si në Sheik Jarrah ashtu edhe në Qytetin e Vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje