4.9 miliardë persona kanë aksesuar internetin në vitin 2021 në botë. Shkak për rritjen e numrit të përdoruesve sipas ekspertëve natyrisht është edhe pandemia e Covid-19, krahasuar kjo edhe me shifrat e vitit 2019, që rrjetin e përdorën 4.1 miliardë banorë të Tokës. Por pavarësisht rritjes se numrit ende sot 2.9 miliardë njerëz të tjerë nuk përdorin rrjetin, ose 37% e popullsisë globale.
Të dhënat janë bërë publike nga UIT, Bashkimi Ndërkombëtar për Telekomunikacionet, institucion i specializuar i OKB. Sipas organizatës do të punohet ende fort që të zgjerohet edhe më shumë aksesi ndaj rrjetit edhe në këtë pjesë prej 37% që janë endë jashtë.
Pavarësisht se pandemia rriti numrin e përdoruesve, edhe mes tyre ka diferenca, pasi qindra miliona prej tyre e kanë përdorur më rrallë, apo me pajisje jo personale dhe më lidhje jot ë shpejtë. Ndërsa ndër ata që nuk kanë akses aspak tek linja, janë vende në zhvillim ku problemet kryesore renditen varfëria, mungesa elektricitetit dhe analfabetizmi.
Nje pandemi progresive?!!!