Pas Grida Dumës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka fituar sot gjyqin edhe me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, e cila e kishte paditur për shpifje pas debateve lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Gjykata ka rrëzuar pretendimet e deputetes Tabaku dhe sipas vendimit të sotëm, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj kur më parë kishte deklaruar se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë.
Veliaj tha asokohe se: “E kemi mësuar tani: ata nuk kundërshtojnë asgjë pa vënë gjobë”.
Kur nisi puna për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, Jorida Tabaku nuk linte asnjë ditë pa sulmuar projektin. Asokohe në media qarkulloi lajmi se sulmet e Tabakut në fakt, nuk i drejtoheshin projektit në vetvete, por bëheshin me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po kryente punimet. Në të njëjtën periudhë me akuzat për ndërtimin e “Sami Frashërit”, media shkruajti se Tabaku kishte në pronësi një supervilë, në një nga resortet më të shtrenjta në Gjirin e Lalzit. Më e çuditshme ishte fakti se kompleksi ku bën pjesë vila luksoze e Tabakut është ndërtuar pikërisht nga firma ndërtuese që po rindërton gjimnazin “Sami Frashëri”, kompania e njohur “StarTek shpk”.
Fjala është për një vilë dy katëshe në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, në një nga zonat rezidenciale më luksoze, ku jetojnë njerëzit më të pasur në Shqipëri, ku thuhet se zotëron një vilë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Sipas publikimeve të medias, vila ka oborr, parkim të brendshëm, një verandë të stërmadhe, dy kate me disa tualete, buzë detit të Lalzit.
Me një kërkim të thjeshtë online, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, u zbulua se StarTek sh.p.k, e cila ka ndërtuar “Vala Mar”, ishte edhe kompania që po ndërton shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë.
Ndërkaq, shkolla e re “Sami Frashëri” është ngritur po mbi atë truall ku ishte shkolla e vjetër dhe së shpejti pritet të hapë dyert për të mikpritur brezin e ri të nxënësve.
Si nuk i vjen turp njehere qe del e ben komente te pahijshme dhe hedh akuza kundrejt nje kryetari qe ka bere shume per Tiranen, nderkohe kjo ne kohen kur ishte PD-ja, s’ka dhene asnje lloj kontributi per qytetaret e Tiranes as Tiranen ne pozicionin qe ishte dhe pa asnje pike dyshimi, eshte figura me antipatike te PD.
Kjo eshte hipokrite dhe arrogante. E vetmja forme per te rene ne sy ne publik dhe media, eshte duke i rene perfaqesuesve te popullit, atyre qe vertete punojne.
Pupupupu sa e padurueshme qe eshte. Normale qe do te fitonte lali dhe kjo vete e dinte qe shpifjet e saja nuk do ta kishin te gjate para drejtesise. Puna flet vete.
Marre si nuk i vjen bre! S’din as me u pozicionu si personazh ne politike, po merret me lllogje kavaje.
Oj Joride, hajt shko merru qeteso Lulin, se i eshte rikthy baba, e po e nxjerr per shelesh jashta. Se ate pune pretendon se din ta besh, mgjths s’e ben mire. Lere lalin te punoje per Tiranen, ti merru me punet e tua.
Jorida babalja mos shpif se je bere si plaka e qerimit.
po simund te akuzoj , kur kjo vet eshte vajz tirane dhe qyteti fitoj nje shkolle te re sido qe te ish kish nje arsye per te shkuar e te vendosur nje tulle ne vend qe te perlyente nje veper qe eshte sot funksionale per shume femije . por keta me keto merren se pune skan dit asnjehere te bejne
Jorida me veten gjen me shume arsye te perbalti se sa te kenaqet qe po behet nje pune , dhe qendis statuse nga vila nlalz … a mjere keta qe do len pas emrin me njolle
Vajti e ngeli shtatzan qe mos te perballej me gjykaten dhe me te drejten , shpifje shpifje refren i vetem qe dine te bejne , mire qe sbejne pune por shajn cdo pune qe behet , e turpshme
si ka mundesi vajz e re dhe shan gjerat e mira qe ndertohen . keta kan vajt ne fund te gjithe bashke me joriden
po ske faj o jorida ske se flet nga oxhaku i viles ne lalz ngroht e ngroht , i doje femijet qe te rrinin me dritaret e hapura duket sikur do te marrin ngrohtesin e oxhakut ty po ti vendiosim dritare te reja e sistem ngrohes shkollave … nuk ta marrin pushtetin investimet qe behen jo qe fillon e i shan , ta marrin mend e kokes prandaj keni ngel ku jeni
o jorida ti je nje turp qe je vajz tirone , sepse minimumi do gezoheshe qe shkolla po behet e re . kaq te keqen
leri budallalliqet o vajz , ri rehat shiojo shtatzanin ne gji tlalzit te vila jote bukur