Qyteti i mrekullueshëm i Gjirokastrës dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare nuk mund të ndahen dot kurrësesi.
Të thuash “Gjirokastër” natyrishëm që të shkon mendja te Kadare dhe të thuash “Kadare” natyrishëm që të shkon mendja te qyteti i gurtë që ai e ka gdhendur mes fjalësh në një prej kryeveprave të tij letrare.
Së fundmi, gjeniu i letrave shqipe është rikthyer në qytetin e lindjes nga ku nisi rrugëtimin e tij drejt pavdekësisë si një prej personaliteteve më të shquar të kombit të vlerësuar lart ndërkombëtarisht.
Ai është shoqëruar nga deputetja e zonës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.
Përmes një postimi në rrjetet social Facebook, Kumbaro përcjell edhe një pasazh nga shëtitja me Kadarenë dhe bashkëshorten e tij Helena.
“Kenaqesia e patregueshme e shetitjes mbremesore me shkrimtaret: Helena dhe Ismail Kadare
??Bashke me Flamur Golemin ne sokaket e Qytetit te gurte me Shkrimtarin qe i kushtoi “Kroniken” me te bukur letrare Gjirokastres se tij, Gjirokastres time, Gjirokastres sone❤️
Sa me pelqen kur thote: “Eshte bere Gjirokastra si Paris?” se rendesi ka si i ndjen gjerat?”, shkruan Kumbaro. (TemA)