Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se po bëhen gati për mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
Sipas Veliajt, ende nuk ka një vendim nga Qeveria dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ajo natë të lejohet të festohet, por Bashkia i ka gati fishekzjarret.
“Ne kemi prenotuar fishekzjarret, kemi prenotuar artistët më të mirë në vend për ndërrimin e viteve në Tiranë. Ndërkohë kemi dhe fishekzjarret, thjesht duhet të rakordohemi me qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ajo natë të lejohet.
Por ne gjithsesi do të kemi një festë në Tiranë në fundin e vitit, sigurisht për të pritur Tiranën që është Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022-shin.
Dhe ndërkohë nga data 1 janar ne do të fillojmë nga aktivitetet, pra ne do të kemi një vit me rreth 1 mijë aktivitete”, beri me dije Veliaj, teksa ishte në emisionin e pasdites në RTSH 1.
Kujtojmë që aktualisht në Shqipëri, pas orës 23:00 nuk lejohet asnjë aktivitet, ndërkohë që bota po shtrëngon me shpejtësi masat, nga frika e variantit të ri të koronavirusit.
Kujtojme se ne asnje vend arab nuk festohet Ag.Vasili (Santa Claus) ose Shn.Vasili i kristianeve shqiptare.
Athere per cilen fest flisni o beqiraaaaaaaaaa!?
Kujtojme se ne Albanistan, Turkey, Iran, Kazakhstan, Iraq,afghanistan, kosovo, Bosnia etj festohen gjullurdi/hajeng hashure, rramazon, kurbon bajrom,bektashion e shejton me te bir……