Databaza e pagave në rrjetet sociale, Alibeaj: Rama të dorëhiqet, skandal i përmasave të jashtëzakonshme

22 Dhjetor 2021, 13:33Politika TEMA

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave sensitive të qytetarëve në “WhatsApp”, duke e konsideruar një skandal me përmasa të jashtëzakonshme.

Alibeaj tha se Rama ka nxjerrë në pazar pagat e 630 mijë qytetarëve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, të cilin e konsideron si frymëzues të skemës së patronazhimit.

 Sipas tij, “ Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve. Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve” .

Ai shtoi se “lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale” , duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

7 komente në “Databaza e pagave në rrjetet sociale, Alibeaj: Rama të dorëhiqet, skandal i përmasave të jashtëzakonshme”

  1. Ballisti ali- beu hajdut pulash says:

    STRATEGJIA E LULES KA NDRYSHUAR ME PARE KA QENE HOMOSEXUEL BARDHA TANI KA DALE SI PORTÉ PAROLE BALLISTI ALI-BEU NGRENES PULASH ME BALLISTIN IKU RAMA HAAAAAAAAAA HAAAAAAA

  2. qytetar says:

    Per njerezit qe punojne me mundun e tyre nuk eshte problem.
    Por per SHEIK – et ndyresira qe skane punuar asnje dite dhe kane pasuri marramendese …sigurisht ky eshte problem. Cenon te drejtat e jusa si HAJDUTE….ketu ke te drejte…ndyresire…

    1. Jame dakorte Por por says:

      Une jame dakorte që Rama duhet të dohiqet por jeni ju te gjith se bashku që e keni ndertue ne ket lloje feje shtetin Shqiptare ku as gjë nuk eshte e sigurte as private as jeta as prona as dekumentat as gjë nuk funksjonone ne Shtetin Shqiptare veq hajdutrija prandaje them une se Edi Rama Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha duhet te dalin para drejtsise ne qofte se ne dome te be shtet kurre

    2. taipi says:

      Enkelejd babalja po te kerkon do leket.dole ti gaz dylberi ervinsalianji se gjojazbuluat nje pergjim qe e sajuat.yt hale.

  3. leko says:

    Ky Alibeja eshte bere me keq ALIAGA…. keta i mbyti Sali non grata me shpellaret e tij dhe me qe me kete skane bythe te meren kane hallin e Edit qe e ka siguruar dhe nje 4 vjecar tjeter….

  4. Emigranti says:

    O “Jurist ” Alibej ne vendet e UE _ s lista e qytetareve qe bejne deklarate vjetore te ardhurave eshte ne internet ku eshte skandali ketu…..veper penale eshte kur ne rolin e Ministrit te Drejtesise ne fushate zgjedhore te lejohen me leje ti te marrin pjese…..boll llape neper tribuna sikur ke nje shkope nga pas…..?????

  5. Taulant says:

    Ky eshte skenaristi i Babales, nje mut i madh si gjithe te tjeret, pjelle e babait te tij shpirteror sali krimineli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje