Gent Zenelaj: Kolegët e mi që nuk tatohen, kanë makina shumë të shtrenjta. Unë kam rrogë të lartë, por paguaj taksat

29 Dhjetor 2021, 09:39Sociale TEMA

Prej një jave ka vijuar rrjedhja e të dhënave sensitive të qytetarëve dhe pas publikimit të databazave me pagat dhe numrat e telefonit. Më pas, një tjetër listë është publikuar me targat e 530 mijë makinave.

Për këtë është pyetur edhe aktori, Gent Zenelaj, i cili e ka konsideruar si një leksion dhe ka vënë re që kolegët nuk tatohen. Ai priste që qytetarët të protestonin, por nuk ndodhin.

“Mora një leksion shumë të mirë se ajo rroga ime që tatohet aty është 20 % dhe vura re që ka kolegë që nuk tatohen dhe kanë makina shumë të shtrenjta.

Të betohem që nuk e kam marrë si link fare. Ishte një moment që njerëzit të protestonin, po njerëzit nuk protestuan”, tha Zenelaj për ABC News.

4 komente në “Gent Zenelaj: Kolegët e mi që nuk tatohen, kanë makina shumë të shtrenjta. Unë kam rrogë të lartë, por paguaj taksat”

  1. Tirona says:

    Hallall ajo rroge qe mer dhe qe je i rregullt me ligjet, por mos prit qe njerezit e thjeshte te dalin e te protestojne per te mbrojtur Ata qe marrin Miliona dhe kane makina te shtrejta . Te gjithe kete rremuje neper media nuk e bejne Ata njerez te thjeshte qe u jane publikuar pagat e tyre te ulta por e bejne Keta biçim “milioniere “ qe bredhin me makina te shtrejta , per derisa keta “ Milionjere”e mbajne veten ne publik si ““Vipa” , perderisa bredhin cdo dite para njerezve me makinat e tyre luksoze perse mos tju behet e ditur njerezve dhe pagat e tyre super te larta dhe po te duan te dalin dhe te protestojne vet dhe nuk kane pse ti kerkojne njerezve te thjeshte te protestojne per ta.
    Eshte nje fjale e urte : Shteti ti fut kembet ne nje kepuçe

  2. Arjani says:

    Ka te drejte Ne fund te fundit ky e paguan taksen e tij te plote per rrogen qe merr ndersa disa kodoshe kolege te tij per te mos paguar takse mbi pagen hiqen si biznese te vogla, apo si OJF me takse zero. Pra fitojne shumefishin e ketij dhe nuk paguajne asgje.

    Keta duhet te shohe shteti jo Gentin dhe te tjeret qe jane ne bordero dhe e paguajne taksen.

  3. rexha 10 says:

    N e qeverine berisha nuke paguanin taksa ase ministrat ,dhe deputetet ,lere pastaje policija ,apo oficeret e ushtrise se plepave. Ligjet ne ate vende sherbejne per ata njerze qe shesin fara luledilli.e ate vende taksat i paguajne vetem pensionistet ,dhe nenpunesit e bashkive.

  4. rexha 10 says:

    N e qeverine Berisha nuke paguanin taksa ase ministrat ,dhe deputetet ,lere pastaje policija ,apo oficeret e ushtrise se plepave. Ligjet ne ate vende sherbejne per ata njerze qe shesin fara luledilli.Ne ate vende taksat i paguajne vetem pensionistet ,dhe nenpunesit e bashkive.
    Beni nje kontrolle ,dhe do te shikoni se sa e vertete eshte. Keshtu ndodhi dhe me dritat ,qe te shumtit qe benin pjese ne qeveri nuke i paguanin dritat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje