JUMBO, mbështetje të vazhdueshme për fëmijët e fshatit SOS

30 Dhjetor 2021, 15:35Sociale TEMA

JUMBO, që në fillimet e aktivitetit të tij ka ndërmarrë disa nisma të rëndësishme për shtresat në nevojë
të shoqërisë, duke bërë të mundur përmirësimin e jetesës së tyre, në kuadër të përgjegjësisë sociale. Me
fokusin kryesor tek fëmijët, si pjesa më e brishtë dhe më e prekur e shoqërisë, në të katër tregjet ku
operon si pjesë e Grupit BALFIN, JUMBO kujdeset për t’u ofruar arsim dinjitoz dhe kujdes shëndetësor
më të mirë.

Misioni i JUMBO për të sjellë më shumë buzëqeshje dhe lumturi u realizua dhe njëherë tjetër me sukses,
në nismën e tyre për t’i dhuruar një të ardhme më të mirë fëmijëve të Fshatit SOS. Me këtë nismë, na
kujtoi edhe një herë se sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri tjetrit dhe mbi të gjitha pranë
fëmijëve.

Gjatë gjithë vitit 2021, kompania ka mbështetur 10 fëmijë të Fshatit SOS, ku secili prej tyre ka qenë nën
kujdesin e JUMBO-s, duke i mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre për veshje, lodra, mjete mësimore, si
dhe çdo produkt tjetër që i nevojitet në përditshmërinë e tyre.

Ky projekt është iniciuar jo vetëm në kuadër të përgjegjësisë sociale, por edhe për t’i ofruar të gjithë
fëmijëve mundësi të barabarta edukimi, argëtimi dhe sociale. Vitin e ardhshëm, JUMBO do t’i bëjë pjesë
fëmijët edhe në programe të tjera mbështetëse, duke ndjekur ecurinë e tyre që në një të ardhme, t’ju
ofrohet mundësia të bëhen pjesë e stafit në pozicione të ndryshme.

Grupi BALFIN, pjesë e të cilit është edhe JUMBO i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale,
për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në
shtetet e tjera ku Grupi operon.

Gjatë vitit 2021, Grupi BALFIN ka kontribuar në mbështetje të një numri të madh kauzash sociale, duke
ndikuar në fusha të ndryshme, si arsimi, shëndetësia, mjedisi, fëmijët, fatkeqësitë natyrore, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje