Gazetari Artan Hoxha ka publikuar detaje në lidhje me itinerarin e kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.
Hoxha thotë se pronari i kompanisë i cili pretendon se kokaina është futur mes bananeve nga disa persona të armatosur, e ka lajmëruar policinë në mëngjes, ndërkohë që shkarkimi i ngarkesës është bërë një natë përpara.
“Eh moj bananja kinge, ç’na e nise me faqe “te bardhe” 2022-shin… Na u be ky konteineri i fundit, qe erdhi nga Ekuatori, si urbani Ndroqit. Ndalohet ne Gioa Tauro Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin konteinerin.
E ndalin ca “pasagjere” me maska e kallashnikove ne Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin deren.
Ne darke e parkojne konteinerin ne Vaqar, sistemojne arkat me “banane”, pastaj kujtohen ne mengjes, se duhet njoftuar policia. Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilograme “banane bardhoshe”….
Te pakten na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisen nga Guayaquil, sa bitisen ne Vaqarr? Jo per gje, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke qe ha populli?!!”, shkruan Artan Hoxha
More po nga i di ky Hoxha te gjitha keto me hollesi. Ky sikur ka qene i ambalazhuar bashke me Bananet dhe i ka pare te gjitha keto me syrin e tij. Ose dicka tjeter eshte ne kete mes.
Me sa duket kjo ngarkese droge ne kete destinacion, jane konkurrentet e atyre qe punon Artan Hoxha.
Lufte bandash, qe mbeshteten nga gazetar si Artan Hoxha.
Ky plere eshte bashkpuntor ne krim…..
O Artan djali .
Veç diçka ma shtjello, se nuk po mundem me e kuptu , dhe besoj se ti e kryen, m.q.se bashkë me Klodiana Lalën jeni të parët për burime konfidenciale informatsh prokurorie e policie .
KOMUNIKATA E POLICISE SE LESH-SHTETIT ma e shpejta e të gjitha kohërave :
Sipas informatave fort të sakta të siguruar në rrugë operative, kontenieri me banane është hap në Gioia Tauro , dhe aty janë vjedhur 20 arka, gjë të cilën më duket se e dijnë dhe policia italiane .
Normal, dhe Dogana e Gioia Tauros e pikasi dhe pasi I vuni plumçe të reja e nisi për Durrës pa informu kërrkënd . Këta ta lejnë kopilin në derë dhe s’pyesin as për partnerë . Në Itali s’ka as shtet , as polici e as dogana e doganierë, prandaj o burra , mund t’I veshësh çfarëdo gjëje dhe s’mban njeri përgjegjësi . Pyet njëherë tek Ambasada Italione , se mos ka ra shteti fare në Itali .
Dhe Dogana jonë , që nxjerr me të kuqe për kontroll të Shqipnisë po e po , por deri dhe mallrat e shteteve të tjera që kalojnë TRANZIT , si të KOSOVES e Maqedonisë , as nuk mori mundimin me e kontrollu kur dihet origjina me risk të madh droge , por gjithashtu as me pa as letrat shoqëruese dhe plumçet , dhe e lëshoi pas tre ditësh si pa të keq . Kush e di sa ka shku pazari ato tre ditë arresti doganor .
Dhe me bo viktimën ( gjallë në botë pa pagu deri nalt fare në polici ) sajuan këtë maskaradë të servirur me komunikatë , të dhunimit të kontenierit rrugës në Romanat . Tre ditë ju deshën Koço DEVOLES, rrahmet pastë me e saju gjithë këtë skenar, me e pas zili dhe HOLLIVUDI
Taksirat që bonë sikur arrestuan 2 shoferë ( a thu se koka e kamionit për rrugën Port-Vaqarr ishte Autobuzi me dy shoferë I linjës Prishtinë-Hamburg ) krejt pa lidhje e për turp . Më duket se këto dy shoferat ( llafe pazari )e kishin marrë kontenierin me trailer direkt e në Ekuador , e ne s’paskeshim dijtë gjo . Hej none nonë . Polici e fortë or ti . E xen lepurin me qerre.
A e more vesht z. Hoxha, që këtu kërcen Prifti nga belaja .
Jepi drejtim, se je dhe trim .
Po jo fut pordhës,o , ku i di. Dhe e di që pordha lëshon erë….
Dhe njerëzit nuhasin këtë erë….
Artan djali .
Ma lart të përmenda deklarimet e tua bashkë me të Klodiana Lalës si përçues të informacioneve nga burime konfidenciale të sigurta e të shpejta prokurorie e policie si dhe arrestimin e dy shoferave krejt pa lidhje e pa faj .
Edhe kalamojt në 8-9 vjeçare e kanë kuptu , që ato të dy bashkë me administratorin tre s’kanë faj por janë pengjet deri sa të shkojë pazari në qokë si gjithmonë .
Ti je lajmësi .
Tregohu njëherë I sinqertë , ose mos . Mos dil mo se je bo I pështirë duke bo sekserin e policisë dhe prokurorëve .
Dikush ti gjeje nje pune ketij debilit qe i duket vetja gazetar. Cop mishi me dy sy.
O Tini, apo Timi, si e ke? Po ky eshte gazetar investigativ o timi! Ate pune ka??? Po ti spaske mënd as sa ky timi? Gazetari ka burimet e veta! Si do ti mos te shkuajne e mos te denancojne keta? Ti lene te bejne qef ne mes te dites? Qenke ner rrote trapi ti…