Endri Ikonomi dhe Klodian Sota janë dy prej të arrestuarve nga Prokuroria e Tiranës lidhur me hetimet për nxjerrjen në publik të rrogave dhe të dhënave personale të qytetarëve.
Personat në fjalë punojnë në subjekte private dhe kanë blerë për 20 mijë deri në 30 mijë Lekë të reja të dhënat personale nga dy specialistët e IT të AKSHI-t, të cilët gjithashtu janë arrestuar.
Por Dhoma e Përmbaruesve Privatë ka reaguar pas arrestimit të Ikonomit dhe Sotës, të cilët janë përfaqësues të dy institucioneve përmbarimore private.
Në një reagim për mediat, Dhoma e Përmbaruesve Privatë deklaron se dy të arrestuarit nuk janë përmbarues.
REAGIMI I DHOMËS KOMBËTARE TË PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË:
Informojmë dhe sqarojmë mediat bashkë me opinionin publik se dy personat që blenë dhe përdorën të dhënat e shqiptarëve, përkatësisht Endri Ikonomi dhe Klodian Sota nuk janë përmbarues dhe nuk kanë qenë kurrë të tillë.
Kryeprokurorja e Tiranës sot u shpreh se “këta dy persona punojnë në fushën e përmbarimit”, por në fakt të dy punojnë në fushën e MASHTRIMIT:
– I pari ka krijuar “PRO 3VT” sh.p.k. – Institucion financiar mikrokredie;
– I dyti “SMART COLLECTION” sh.p.k. – Kompani “Mbledhje detyrimesh/kredish të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të trete…”.
Të dyja kompanitë në mashtrim të ligjit dhe qytetarëve, pa asnjë lloj licence për këto aktivitete, janë regjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe lejuar nga Banka e Shqipërisë.
Akuzojmë publikisht titullarët e këtyre dy institucioneve për lejimin e tyre, ashtu si të dhjetëra të tjerave që ne i kemi denoncuar disa herë si “Baraka Financiare”, të cilat mbledhin borxhe nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit.
Kemi denoncuar pa reshtur fenomenin e bërjes së “përmbarimit” me telefonata dhe shkresa mashtruese, që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor shtetëror apo privat, por vetëm me këta blerës të paskrupullt të borxheve të qytetarëve dhe databazave shtetërore.
Shteti me gjithë organe ligjzbatuese prej vitesh ka heshtur!
Ashtu si janë blerë borxhet e shqiptarëve për dy lekë, po për aq pak sot pamë se janë blerë edhe instrumentet për t’i shantazhuar ata, adresat, numrat e telefonit, të dhënat e gjendjes civile, mjeteve motorike etj.
Dhoma e Përmbaruesve i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit të mos “flejë” mbi çështjet e denoncuara prej dy vitesh nga Ministria e Drejtësisë dhe prej disa muajsh nga përmbaruesit.
Databazat e shtetit shqiptar janë blerë për të mashtruar dhe shantazhuar publikun dhe ky duhet të ishte hetim i përfunduar prej kohësh.
njesoj si keta jeni dhe ju krimbat e permbarimit, keni gjithe database-t me te dhenat private neper zyra e i shfrytezoni per te shantazhuar e rrjepur njerezit
Eh moj Tirane, ne dore te kujt ke rene!
Meqe ra rasti, nje nga hajdutet ordinere per te cilet flet dhoma e permbaruesve eshte edhe nje grup shantazhuesish qe fshihen nen emrin D&A Fin Partners, qe i ben presion qytetareve nepermjet telefonit per tu marre shuma parash me pretendimin se kane blere borxhet e faturave te papaguara te qytetareve ndaj Albtelekom! Mark Crawford nje amerikan i dyshimte qe bredh neper rajon sa ne Shqiperi, Mal te Zi dhe Serbi dhe hiqet si biznesmen dhe Dritan Abazi jane kokat e kesaj firme fantazem!!!