Ish-deputeti i PD: Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Berishës, politikani i vetëm që thirri protest kundër partisë së tij

10 Janar 2022, 17:50Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa shkruan se turpi i protestës së 8 janarit do t’i ngelet ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hasa shkruan se Berisha do të mbahet mend si politikani që thirri një protestë kombëtare kundër partisë së tij.

‘Çdo demokrat duhet të shoh përpara dhe të besojë tek një projekt që nuk bëhet për një individ por për çdo shqiptar që nuk e meriton keqqeverisjen e Edi Ramës.

Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Sali Berishës, i cili do të mbahet mend jo vetëm si politikani që thirri një protestë kombëtare kundër partisë së tij, por edhe si politikani që ideoi dhe orkestroi një sulm të paprecedentë kriminal ndaj shtëpisë së demokratëve!’, shkruan Hasa.

3 komente në “Ish-deputeti i PD: Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Berishës, politikani i vetëm që thirri protest kundër partisë së tij”

  1. Futja kot says:

    8 janari eshte asgje para 1997 dhe 14 shtator 1998, apo vrasjeve ne bulevard, molotovet kunder parlamentit etj. Shqiptaret e dine mire, ju jo, se nuk i ndjenit se dhuna ishte kunder te tjerve. Prandaj PD eshte parti kriminelesh qe nuk mund te rinovohet, po duhet bere nga e para.

  2. Po të fshehehësh KRIMIN o Endri për një mandat deputeti , është TURP apo KRIM ???

  3. Koti nazeraj says:

    Endri kok buall po serverin ekamerave me 21 janar kush te urdheroj qe i fshivè o surat mullaqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje