Prokuroria e Tiranës i ka drejtuar hetimet për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike në 3 drejtime, ndërsa është duke bërë verifikime përmes kamerave të sigurisë dhe pamjeve të publikuara për çdo individ që është përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone.
I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc Besnik Mustafaj u shpreh se dënon dhunën gjatë protestës dhe mënyrën si u mbrojt selia blu. Për Mustafajn, këmbëngulja e Berishës për të marrë me çdo kusht selinë dhe këmbëngulja e Bashës për ta ruajtur si kështjellë, janë të dyja absurde. Protesta e vetme sipas tij duhet të ishte kundër kryeministrit Edi Rama.
“Sali Berisha ra në kurthin e Bashës. Ndërtesa e selisë është si të gjithë të tjerat e cila nuk jep dhe as nuk heq legjitimitet. Këmbëngulja e Berishës për ta marrë me çdo kusht dhe stërkëmbëngulja e Bashës për ta mbajtur si kështjellë janë absurde jo politike dhe jo produktive.
Unë pashë një numër të madh demokratësh të zemëruar. Pashë një Bashë që se mendoja të ishte kaq jo politik, sepse përpjekja e tij për ta mbajtur vulën është jo politike. Që më 9 shtator Basha e ka filluar me një gjuhë jo politike. Basha duhet të jetë i bindur se legjitimitetin s’ia jep zyra as karrigia.
Unë s’e prisja të përdorej gazi në asnjë mënyrë, sepse i kam besuar në njëfarë mase kur thoshte se s’ka blinde brenda s’janë blinduar dyert. Thoshte që vetëm kabina elektrike është metalike, na ka gënjyer. Pse duhej të mbrohej në atë mënyrë.
Pastaj Berisha s’mendoja se do shkonte me varre aty, apo të hipësh me shkallë asgjë nuk ishte dinjitoze. Unë besoja se Berisha do t’i sillte mbështetësit do mbante fjalimet e rastit, do i tregonte kamerave ku e ka katandisur selinë Basha dhe do kthehej që komisioni të vazhdonte kalendarin e tij. Unë besoj që protestat kryesore duhet të jenë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Legjitimiteti s’mbahet me dhunë askush se ka mbajtur gjatë”, tha Mustafaj.
Mustafaj ka dhënë edhe një mendim në lidhje me ndërhyrjen e policisë në protestë dhe reagimet e kryeministrit Rama. Këtë situatë në PD, Mustafaj thotë se Rama po e shfrytëzon.
“Nga pikëpamja ligjore është e justifikuar ndërhyrja e policisë se është thirrur nga Basha. Rama po përpiqet ta denigrojë opozitën po tenton të shfaqet si babai i kombit, po përfiton nga çdo rast për ta konkretizuar urrejtjen e tij për opozitën”.
Teksa përjashtoi mundësinë për parti të re, me “rithemelim” të PD ai tha se kupton rithemelimin kuptimor dhe të emrit.
“Nuk shoh tendenca nga Berisha për të krijuar parti të re, rithemelimi i jep mundësi për t’u shfaqur me një emër të modifikuar ku ruhet PD dhe shtohet një fjalë tjetër. Rithemelimi ka kuptim programor e deri te emri. Ende s’e ka sqaruar Berisha se çfarë kupton me këtë”.
-Besniku eshte nje idiot nga Tropoja si shume tropojane te tjere qe kane ozurpuar institute e zyra ne Tirane. 2- Sali Berisha nje kriminel, 3-Lulezim Basha nje idiot paranojak, 4- Edi Rames s’i ngelet gje, veçse te tallet se s’ka opozite ne Shqiperi por nje bande kriminale me emrin pd qe nga 1992. Kriminelet shqiptare sot jane grumbulluar te gjithe rreth organizates terroritste qe e pame me syte tane. Keta qe bejne analiza dhe japin mendime jane me shkaterrimtare se ata me varé e shkalla. Edhe kesaj radhe ca kosovare nuk munguan ne terrorin shqiptar.
Berisha se ka sqaruar po kushdo e kupton Do te mbroj familjen e tij biologjike,mos bej budallain se ke qene dhe komunist
Fatkeqesi qe qe nje skuth si ky Mustafaj perfaqesoi Shqiperine si Minister i Jashtem.
Ti Besniku i partisë, çdo ditë e më shumë po e verteton që je një kermbyll, pa kocka dhe pa shtyllë kurrizore. Cili është konkluzioni i intervistës tënde sot : asgjë, as mish as peshk. Kjo anë e karakterit tënd, vjen që nga adoleshenca jote dhe e familjes tënde, që keni dhier në brek nga sigurimi, dhe lundruat deri sot pa perpalluar shumë valë të medha si në Valbonë, Dri dhe Lanë…..!! flet si një krimb plehu, dhe thua u çudita me këmbnguljen e Berishës, dhe stërkëmbnguljen e Bashës…!!! Pra, o pleh, ti e din që është më e rëndë “këmbngulja, se stërkëmbngulja”, dhe “stërkëmbnguljen” ja ke veshur Lulzim Bashës dhe jo Berishës…!!, sepse ashtu siç ka thënë Berisha per veten e tij ” që unë jam arshiva” o idioter…., dhe ti e din se çfarë ka Berisha kunder teje, dhe ti nuk ke guxuar dhe nuk do guxosh kurrë ta kritikosh kopilin e Shiqere kurvës së Viçidolit. Prandaj ti shkon si kermbylli, dal-ngadalë, pa bërë valë dhe as zhurmen më të vogël, sepse një nga lugët e çorbës së helmuar të Berishës që ti ke gëlltitur dhe do vjellësh tërë jeten, është edhe urdheri, plani dhe miratimi që ti ja transmetove dhe i dhe kurrajo Riza Malës per të dinamituar shtyllat elektrike te tensionit të lartë në Tropojë, dhe i latë pa drita dhe pa nxehje në mes të dimrit krejt Malsinë, me qellim per ti friksuar dhe detyruar Tropojanët të votonin per Sali Berishen, që ndodhi edhe sarkazma e shekullit, ku Riza Mala per pak vota (të vjedhura natyrisht) gati doli deputet i Partisë tuaj të Pederave….!!!!! Keto të gjitha i ka të rregjistruara dhe të arshivuara Sali UDB-ashi, dhe gjithashtu edhe ambasada Amerikane…..!!!! Besniku i Partisë, je një pleh, dhe kurrë nuk do të dalësh nga gropa e plehut.
Ik o plehre se vjen ere, e bete pis Tiranen. Pret qytetaria nga ju te beni demokraci spiun ishe dhe spiun do mbetesh. Niveli intelektual i juaj le shume per te deshiruar.
Ik or legen. Nuk pjerdh kush per mendjen tende Mbete provncial, ushtar i Berishes.