Nga Ilir Yzeiri
Ajo që ndodhi më datën 8 janar në godinën e ish – Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë Popullore të quajtur «SHQUP», e cila me një vendim abuziv prej burracakësh, u shndërrua në godinën e Partisë Demokratike, nuk është ndonjë gjë që e bëjmë vetëm ne, shqiptarët. Më e fundit, për të marrë vetëm një shembull, është protesta lëvizjes « No Vax » në Romë kundër selisë së sindikatave italiane CISL. Mirëpo, në fund të saj, policia, mes të tjerësh, arrestoi edhe dy drejtues të një force politike që ishin aty, të quajtur Castellino e Fiore, të cilët nuk ishin mes atyre që dëmtonin ato zyra, por ishin ata që frymëzonin turmat për të shkatërruar selinë e sindikatës italiane.
Siç e dimë, dhunën ndaj insitucionieve e çoi në një shkallë të lartë lëvizja e «jelekverdhëve» në Francë. Tani së fundi, Kazakistani është në flakë sepse protestuesit u revoltuan, siç thonë ata, nga rritja e çmimit të gazit. Greqia fqinje është djegur me dhjetëra herë nga protestuesit radikalë e anarkistë. Pra, dhuna ndaj institucioneve, protestat e përgjakshme disa herë, nuk janë vetëm produkt shqiptar.
Ne, shqiptarët, i çudisim dhe i lëmë pa mend të gjithë me përmbajtjen dhe motivet me të cilat e nisim një protestë, i lemerisim të gjithë me frymëzimin që vjen nga urrejtja për njëri-tjetrin. Protestat e dhunshme në Shqipëri, që kanë si autor Sali Berishën, kanë qenë që të gjitha shfrim i urrejtjes për shqiptarin tjetër, për atë që ia ka marrë pushtetin dhe forcën Sali Berishës.
Kështu, Berisha ka arritur të zgjojë instinktet vëllavrasëse që flejnë që nga koha e Kainit dhe Abelit në subkoshiencën e një pjese të shqiptarëve dhe që kanë shenjuar, për fat të keq, të gjithë historinë e shqiptarëve. Në qoftë se diktatorë apo imperatorë të ndryshëm kanë sakrifikuar popullin për të zgjeruar territoret e tyre, elitat shqiptare kanë sakrifikuar popullin për të rrudhur territoret dhe për të konsoliduar pushtetin e tyre.
Nëse heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, nuk arriti të rindërtonte identitetin dhe unitetin e shqiptarëve duke iu kundërvënë perandorisë më të regresive dhe me synimet më antinjerëzore siç ishte ajo osmane, kjo, veç të tjerash, erdhi jo aq për faj të supremacisë së asaj perandorie, por edhe për shkak se shqiptarët, në shumicë, iu kundërvunë njëri-tjetrit : osamnët në sulmet mbi Arbërinë përdornin shqiptarët. Kujtoni këtu Ballban Pashën dhe historia merr fund. Përçarja dhe lufta mes shqiptarëve, përveç arsyeve të tjera, për mendimin tim, është shkaku pse 2/3 e territorit tonë janë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.
Rilindësit tanë, nëse i lexon me kujdes, bënin disa herë thirrje që të vëllazëroheshin toskët dhe gegët, që do të thotë se në shumë raste kjo ndarje kishte qenë fatale. Edhe Ali Pashë Tepelena me luftërat e tij të përgjakshme në terrioret shqiptare dhe sidomos kundër atyre të Sulit përdori sidomos mercenarët nga veriu i Shqipërisë. Ëshë e njohur historia e Lleshit të zi.
Qoftë gjatë mbretërisë së Zogut, qoftë edhe më pas gjatë Luftës, shqiptarët më lehtë e kishin të merreshin vesh me të huajt sesa mes vedi. Dhuna që komunistët ushtruan mbi kundërshtarët politikë ishte në fakt produkt i shqiptarëve dhe frymëzim i urrjetjes. Enver Hoxha nuk ishte në çdo qeli dhe nuk torturonte çdo të burgosur. Siç thuhet, në shumë raste, atëhere kur gjen terren, diktatura ia kalon edhe diktatorit.
Pas rënies së komunizmit, do të ishte normale që të shfaqej dhuna sociale, në kuptimin që mund të prisnim që të kishim manifestime shoqërore kundër politikës edhe të dhunshme ndonjëherë. Por kështu nuk ndodhi. Manifestimet e studentëve në dhjetor të vitit 1990 ishin paqësore. Manifestimet e studentëve më 2018-n ishin po ashtu paqësore. Ndërsa të gjitha manifestimet politike kanë qenë të dhunshme dhe të përgjakshme. Kulmin e arriti viti 1997 i cili pati si shkaktar Sali Berishën.
Po më datën 8 janar çfarë ndodhi ? Në këtë datë, Sali Berisha arriti të zgjojë përsëri instiktet e urrejtjes së një tufë fanatikësh që i binden atij për të sulmuar « pjellën » e tij. Dhuna e ushtruar mbi godinën e ish-SHQUP-it është ajo që në teoritë politike quhet heroizmi pa ide. Varetë, qysqitë, sëpatat që godisnin dyert e blinduara të ish-SHQUP-it ishin ofshamat dhe gulçimet e Sali Berishës që në nënvetëdijen e tij përfytyronte sikur po e therte pjellën e vet si një qengj. Ajo ulërimë e atyre çirakëve të mjerë që tani dergjen nëpër biruca ishte klithma e ekstazës së Sali Berishës që po hakmerrej me trupin e njomë të pjellës së vet – Lulëzimit.
Tani është shumë e vështirë të gjesh drejpeshim në arsyetim sepse atmosfera në këtë vend është si ajo e një çmendine dhe nëse ti kërkon të jesh normal e ke të pamundur. Berisha nuk është vetëm. Atë e mbështesin dhe ia nxisin urrejtjen një tufë e madhe gazetarësh, deputetësh dhe një pjesë e madhe e elitave. Heroizmi pa ide, lufta e shqiptarëve kundër shqiptarëve për të legjitimuar urrejtjen është një dramë institucionale. Vetëm te ne ndodh që edhe ndaj një dhune të tillë mesjetare, idiote, perverse, pa ide dhe të drejtuar nga një i marrë, opinioni të ndahet dhe të bëjë tifozllëk.
Vetëm këtu te ne ndodh që elitat e këtij vendi nuk janë shkëputur nga metastazat e urrejtjes dhe që e ndërtojnë çdo aksion të tyre në raport me urrjetjen që kanë për x apo y lider. Shqiptarët ndaj janë të përçarë dhe të shtypur nga dhuna e atyre që i qeverisin qoftë kur janë në opozitë qoftë kur janë në pushtet, sepse ata jetojnë si ushtarë të reshtuar në dy skalione dhe jo si njerëz të lirë.
Sot Sali Berisha duhet të ishte në qeli ashtu si ai drejtuesi i Forza Nova-së në Itali që frymëzoi militantët e tij brenda lëvizjes No Vax që të sulmonin selinë e sindikatës italiane. Po kush do ta bëjë këtë ? Elisabeta Imeraj ? Tani kujtohem që këtë prokurore e kam mbrojtur kur e shante dhe e akuzonte Lulëzim Basha. Paskam bërë gabim. Kjo prokurore kishte rastin e artë që të tregonte integritetin e saj profesional dhe ta plaste në qeli frymëzuesin dhe organizuesin e atij makabriteti. Mirëpo ajo nuk e bëri këtë.
Mesa duket Lulëzim Basha dhe një nga komisionerët që nuk e miratonte profilin e saj ne komisionin e vetingut paskan pasur të drejtë. Ajo na bindi se reforma në drejtësi paska qenë një gënjeshtër dhe një mashtrim. Jo për shkak të atyre që e ideuan atë, por për shkak se shqiptarët nuk ngrejnë dot institucione të pavarura. Shqiptarët duan të dhunohen e të shtypen si nga ata që i qeverisin si nga ata që janë në opozitë. Ata nuk ka kush i mbron.
E para,heroi i krishterimit G.Kastrioti nuk ka qen kurre hero i turkoshqipfolesve,madje u preu kokat njelloj me turqit pushtues.
E dyta: fytyra e muslimon brother’s njihet boterisht e nuk u zbulua sot….
Ilir, ke qën dhe je vizionar .
Po ca je duke thone mer pall. Po je ti dhe anal-ista te tjere si puna jote qe konfliktin midis nje force politike e komentoni si konflikt madhor midis shqiptaresh…… i fut edhe nji sparkate ne histori dhe na can drasa per geg e per toske.
Shqiptaret…. Zogu… te huajt…. Skenderbeu…. Harrove me fut nonji citat nga interneti.
Shko mer RRK.
Persa i perket konfliktit. Berisha eshte shkerdhat, po ka shumicen dhe ky eshte fakt.
Nese anetaresia e PD do qe te zgjedhi edhe Mullah Omarin per lider eshte ne te drejten e saj. Basha duhet te zbythet. Kaq e thjeshte eshte.
Po pra…Sala ka shumicën…
Kur erdhi përpara Kryeministrisë më 21 janar Rama kishte mijëra demonstrues,që ndaluan te busti i Leninit, kurse “vetëm 300 prej tyre kishin një axhendë tjetër”,nëse kujton dhe atëhere u hap zjarr në njerëz sepse u tha se..” u cënua perimetri”
Saliu kishte atë ditë 1000 vetë ,nga të cilët nja 50 u angazhuan në manifestime dhune…
Ku është kjo shumicë mo!?? Kur e numëruat mo?
Në dy “revolucionet ” e fundit Saliu nga 1000 vetë ka patur mo!?
Ku i ka 44390 anëtarët e ” referendumit “mo, përse nuk vijnë përpara ” shtëpisë të lirisë” mo??
Vlonjati thotë” një ditë thashë kot një gënjeshtër në Ujin e Ftohtë,por sa erdha në Shesh të Flamurit ,e besova edhe vetë”
Ja të shohësh ti sa vetë do vijnë në protestën e ardhme përpara PD mo,me atë gaz që thithën atë ditë,asnjë nuk vete më pas çmëndakut tuaj mo…
“Shumicën,mbaj ti mo….se demokraci…një mut …mo!
Artur mjafton te lexosh disa komente ne gjithe artikujt qe shkruhen neper gazeta per te kuptuar se sa te bashkuar jane shqiptaret. Ilir per sa ke shkruar jam plotesisht dakord.. Ky eshte populli shqiptar dhe nuk deshiron qe ta kuptoje. Ne jemi popull megalloman dhe i prapapmbetur ne te njejten kohe. Jemi megallomane sepse reklamojme qe i kuptojme te gjitha se fajet nuk i kemi ne por te tjeret. Fakti eshte qe jemi nje popull i semure. Duhen psikologe dhe ezorciste te na sherojne. Jemi oportuniste dhe servile te pa pare. Brezi i ri aktual i shqiptareve jane me keq akoma. Shikoni si jane shperndare shqiptaret ne nje territor te vogel te Ballkanit, disa ne Shqiperi,disa ne Kosove,disa ne Greqi,disa ne Maqedoni. Edhe atje ku jane, shikohen si pjesa me injorante dhe e prapambetur e ketyre shteteve, plus qe jane dhe te shtypur dhe te percmuar nga pjesa tjeter qe komandon. Pse? Sepse jemi njerez qe nuk duam njeri tjetrin , jemi vellavrases. Prandaj Ilir edhe pse per shume gjera te tjere nuk jam dakord me ty per kete qe ke shkruar jam plotesisht dakord. Kur shqiptaret ta kuptojne do kene vdekur dy tre breza
Sali Berisha si deputet është subjekt që hetohet vetën nga SPAK dhe më pas, nëse gjëndet fajtor gjykohet nga GjKKO. Prokuroria e Tiranës nuk ka juridiksion mbi këtë kategori politikanësh dhe pushtetarësh. Janë të shkruara të gjitha në Kushtetutën e ndryshuar në vitin 2016 dhe në ligjet e mëvonshme në kuadrin e Reformës në Drejtësi, sipas të cilëve këto organe u morrën dhe po merren me Llallën, Kokën, Tushen kryetarin e Lushnjes, apo Vodën zv.min e Brendshme, edhe pse kjo vetëm për një arkë peshk dhe 1000 euro? Po ky monstra që ç’nuk ka bërë për 30 vjet deri dhe krime pse tolerohet? A mos vetëm në dorën e Elisabetës ka mbetur kjo punë?! Jo or jo! Janë të tjerë faktorë që veprojnë dhe që shqiptarët, për fat të keq, zor se do t’i marrin vesh ndonjëherë. Kujt i shërben dhe kujt i duhet ky përbindësh, edhe pse figurativisht i kanë mbetur akoma vetëm dy dhëmbë?!
Ju propozoj t’ju bejne president sepse jeni njeri i rralle qe nuk mbani ane! Jeni objektiv! I ndetuar Ilir!
Me shume keqardhje per zoterine tuaj ILIR YZEIRI. Perfundimi juaj per reformen ne drejtesi, tregon edhe njehere se kombi jone po vuan ne menyre te skajshme, per mendjet e mencura, te urtit, qe fjala duhet te percoje sa me shume drejtpeshimin dhe drejtarsyen. Deshira juaj per reforme “te drejte ne drejtesi” tregon edhe njehere se mendjet e urta ose nuk marrin pjese ne hallet e vendit te tyre ose jane larguar nga jetesa dhe perditeshmeria e vendit te tyre. Reforma ne drejtesine shqiptare zoti ILIR YZEIRI, te te sjelle ndermend nje kazan te madh plehrash, i cili ne vend qe te pastrohet sipas ciklit te tije te rregullt, qendron akoma, mbushet duke u ngjeshur mbi hapsiren e tij te pranimit. Pastaj vjen nje moment qe kazanin duhet ta pastrojme duke larguar plehrat nga te cilat mendojme se nuk jane plehra pavaresishte se i kemi te gjitha ne te njejtin kazan plehrash. E pabesueshme por eshte me se e vertet.
Bravo zilir Yzeiri.Ke noten 10.Shkrim brilant.Respekt.
Te gjithe kombet jane bere shtete te se drejtes nga zbatimi i ligjit.Ligji eshte dhune mbi kedo qe nuk zbaton rregullat e bashkejeteses shoqerore, etike,ekonomike e politike.Te besh ligje te “mira” nuk do te thote se ke demokraci.Demokraci do te thote qe te zbatohet LIGJI sic eshte e kur te shihet se eshte jo ne rregull te abrogohet.Sali Berisha,Lulezim Basha e gjithe “politikanet” e tjere,qe vec demokraci nuk duan.Ne keto vite post diktature kane shperfytyruar imazhin e shqiptarit e te Shqiperise.Ne sot jemi “delia e zeze” e Europes.Shembulli qe bie artikullshkruesi se ndodhin edhe ne vende te tjera te tilla nuk tregon se jemi te njejte si ata ku shteti e ligji funksionon por jemi te pa kulturuar.Kudo ne bote s’ka analiste e gazetare qe perball ngjarjeve te tilla te marre anen e njerit apo tjetrit,apo me keq akoma tia hedhin fajin partis ne pushtet.Kush do te linte pa ndeshkuar “vrasesit” e 21-janarit?Kush nuk do te ndeshkonte “shitesit”e trojeve?Kush do te vazhdonte te ishte ne politike me ate gjuhe urrejtjeje,si Berisha e Basha?Ne keto vite post diktature nuk jane te korruptuar “politikanet”por gazetar, analiste, mjeke,mesues e cdo nepunes.Me fjale te tjera ,nje popull i tere i korruptuar qe per te drejtat e tij dhe talljen qe i behet nuk rreagon.
Z.Yzeiri,gjykatat e prokuroria e shkalleve te para nuk ka te drejte te arestoj e gjykoj “DEPUTETE” se jane te pa prekshem,nuk jane popull,ata i gjykon vetem Gjykata Supreme.Nje tjeter tallie.Ky eshte sistemi qe nuk ndertojme dot.Nuk jemi mesuar ne LIRI.
Ilir je nje nga ata mender me thene analiste a intelektual qe s’arrin dot deri tek inteligjenca minimale e popullit te thjeshte. Ti je nje njeri i tredhur nga diktatura, nje kone qe leh sipas eres qe fryn nga pushteti qendror . jeni njerez qe nuk e njihni c’eshte turpi dhe nderi! po te heshtje do ishe me me teper dinjitet!