Zhdukja e 2.1 milionë dollarëve ndihma nga FIFA dhe UEFA për FSHF në pandemi, Veliaj: Ku shkuan këto para? Më thoni një fushë që kanë bërë në Tiranë?

20 Janar 2022, 21:49Sport TEMA

Zhdukja e 2.1 milionë dollarëve ndihma nga FIFA dhe UEFA për FSHF në pandemi/ Veliaj: “Ku shkuan këto para? Më thoni një fushë që ka bere ne Tirane Federata Shqiptare e Futbollit?”

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu indinjatën e tij për mungesën e investimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit. Veliaj tha se FSHF ka marrë para nga FIFA, po ndërkohë investimet per sportin ne qytet bëhen vetëm nga Bashkia e Tiranës.

“Më thoni një fushë sporti që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë? Nëse ti ke në buxhet 20 mln euro në vit dhe meqë në Tiranë jeton gjysma e popullsisë, gjysma e ekonomisë, atëherë do beje edhe gjysmen e investimeve. Më thuaj një fushë në Tiranë. Edhe fushën e Laprakës e ka bërë bashkia.

Fushën e Kombinatit te “Betim Muço”? Edhe ate e ka bërë Bashkia. Fushën tek “Mihal Grameno”? Po ashtu, e ka bërë bashkia. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA parate dhe ti rezulton se nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: ‘Po mirë more, ne jemi korrektë me aksionet tona, jemi korrektë kur i japim Tiranës 150 mijë euro si premio, kur fitoi kampionatin, pra po shpërblehet për merite, po ti?”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vijoi më tej duke thënë: “E vetmja gjë që unë po kërkoj si kryetar bashkie dhe si njeri që ka investuar në sport – mjafton të shikosh faktin se sot ka 10 mijë femije që shkojnë në këto palestra që janë hapur 24 orë – minimumi duhet të tregohen transparentë; këto parate e FIFA-s dhe të UEFA-s që ka marrë, ku shkojnë? Pse nuk u jepen trajnerëve tanë, pse nuk u jepen arbitrave tanë, pse nuk u jepen shoqatave që mbajnë fëmijët?”, nënvizoi Veliaj.

Duke ju referuar nje artikulli të publikuar në gazetën Panorama, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare devijojnë apo zhduken rrugës dhe nuk ka transparencë, Veliaj tha se si kryetar Bashkie ka vëtëm një pyetje: “Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit?”.

“Pashë sot në lajme denoncimin e Panoramës, per parate qe kishte dhënë FIFA për pagat e luftës. Po ju kujtoj se pati një debat të ashpër midis klubeve, federatës dhe qeverisë në kohën e pandemisë për këto pagesa. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA dhe ti rezulton që nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, po mirë more dikush duhet të përgjigjet?”, përfundoi Veliaj.

2 komente në “Zhdukja e 2.1 milionë dollarëve ndihma nga FIFA dhe UEFA për FSHF në pandemi, Veliaj: Ku shkuan këto para? Më thoni një fushë që kanë bërë në Tiranë?”

  1. kthhh says:

    SPAK duhet te hetoje kete mafioz qe ka 20 vjet qe vetem vjedh e shkaterron futbollin Shqiptar. Çekët e futen ne burg presidentin e federates se tyre te futbollit per korrupsion.Pse nuk mundemi ta bejme edhe ne shqiptaret?

  2. Sara says:

    Erjona po ti sa para u merr qytetareve te Tiranes , per te mos u lene as nje shesh para pallatit ku te luajne femijet e te rrine pensionistet, qe s’kane pare per t’u ul ne kafe; per t’u zene driten e eren e me ndertime ne cdo cep qe gjendet boshmes pallateve, shume kate mbi ato ekzistueset, per te harxhuar dhjete deri ne njezetefishin e parave qe akuzon kete hajdutin e Federates, per te bere nje gjysem unaze, ku kembesoret jane qytetare te dores se dyte q….???e s’kane jo vetem nje mbi a nen kalim por edhe kur u hapet semafori duhet te vrapojne se e kane pergjysem me makinat, ….???
    E ku numerohen aferat e tua mi Erjonaaaaa… prandaj kur hajduti i madh akuzon hajdutin paksa me te vogel, eshte e sigurte qe nuk ka drejtesi> As ne nuk presim te ndreqet ndonje gje… eshte thjeshte lufte brenda llojit te HAJDUTEVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje