Farsa e zgjedhjeve në Lezhë, zgjidhen delegatë njerëzit e Dukës: Propozohet si president dhe Sulejman Starova

9 Shkurt 2022, 13:29Sport TEMA

U zhvilluan ditën e sotme edhe zgjedhjet fals të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, ku janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars si dhe propozuan Sulejman Starova si kandidat për President të FSHF.

Mbledhja e dirigjua nga punonjësit e Armando Dukës Fatbardh Jera dhe Vasil Bici.

Anëtarësia vendosi të propozojë emrin e Sulejman Starovës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Vasil Bicit si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Lezhë zgjodhën gjithashtu Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje