FOTOT: Turistët francezë, interes për resurset kulturore të Finiqit

11 Shkurt 2022, 16:01Turizëm TEMA
FOTOT: Turistët francezë, interes për resurset kulturore të

Turistët francez kanë treguar interes të veçantë për resurset natyrore e kulturore  të Leshincës së Sipërme e të Poshtme në Bashkinë e Finqit në jugperëndim të vendit me 58 fshatra.

Bashkia Sarandë bën të ditur se, vetëm gjatë vitit 2021, grupe turistësh kryesisht nga Franca i janë drejtuar këtyre fshatrave të thella të Finiqit për të shijuar bukuritë e një natyre pothuaj të virgjër, po edhe disa monumente kulturore e historike të veçanta siç janë kishat dhe manastiret e zonës siç janë kisha e Shën Gjergjit, dhe Kisha e Thanasit së bashku me Manastirin me të njëjtin emër.

Thoma Nikuli, drejtori i identitetit etnik, arsimit, kulturës dhe turizmit, në Bashkinë Finiq tha për ATSH-në, se Leshnica e Sipërme faktikisht është shndërruar në një destinacion turistik vitet e fundit, falë promovimit dhe futjes së kësaj zone në paketat turistike.

Nikuli tha se në Leshnicën e Sipërme, banorët e zonës të kthyer nga emigracioni po investojnë në ngritjen e bujtinave dhe qendrave akomoduese ku shërbehen ushqime bio të zonës malore.

Për Leshnicën së fundi, ka shkruar edhe gazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, e cila ka përcjellë impresionet që ndjen njeriu i rrethuar nga natyra malore shqiptare dhe mikpritja prekëse  e vendasve siç janë banorët e minoritetit grek në këtë zonë.

Në territorin e Bashkisë Finiq, sot janë ruajtur nga kohërat antike tempuj, statuja, varre, afreske, fortesa, ujësjellësa, banja publike, etj. Modele të kulturës bizantine në këto anë janë edhe kishat, manastiret, afresket dhe mozaikët, që tërheqin vazhdimisht turistë vendas dhe të huaj.

3 komente në “FOTOT: Turistët francezë, interes për resurset kulturore të Finiqit”

  1. ANGLEZI says:

    RESOURSE shkruaje po e pate me mua , po e ke me emigrantet ketu shkruaje me mire VLERAT se ska as shqip as anglisht RESURSE – Te paca gazetar shqipshkruares se per te folur e di qe e qan fare!

  2. ANGLEZI says:

    RESOURCE eshte burimi per saktesi

    1. Franci says:

      O Anglez , me avash ore profesori i famshem ,e kuptuam qe zoteron anglishten ne menyre te persosur ….. mund te jete nje gabim ortografik dhe asgje me teper ,mos i jep kaq shume rendesi se su be qameti , qendro te thelbi i botimit dhe mos u mer me cingla mingla se nuk fiton gje …. nuk vjen fundi i Botes se u be nje gabim ortografik , rruga nga dorezuesi i shkrimit dhe deri ne shtypshkronje eshte e gjate , zakonisht gabimet ortografike behen ne shtypshkronje , ti ku e di qe gabimin e ka bere gazatari botues ose moderatoret e TemA dhe jo shtypshkronja ?? Apo si gjithmone , shqipot i dine te gjitha …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje