Skuka i jep fitoren Partizanit në Korçë. Laçi merr fitoren e radhës ndaj Dinamos

14 Shkurt 2022, 18:51Sport TEMA

Laçi nuk di të ndalur, teksa ditën e sotme përballë Dinamos ka “korrur” 3 pikshin e radhës, duke vazhduar “shkëlqimin e tij në kampionat.

Një fitore minimale por që iu mjaftoi kurbinasve për të mposhtur blutë e Bledar Devollit të cilët rrezikojnë nuk po arrijnë të dalin nga “errësira” në kampionat.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi i zakonshmi Guindo në minutën e 24-të, duke koleksionuar kështu 3 pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Pas kësaj fitoreje Laçi vazhdon të mbajë hapin e Tiranës duke iu afruar me 3 pikë, ndërsa kjo do të përballet me Egnatian në “Air Albania”. Nga ana tjetër blutë e Devollit një tjetër humbje që do iu “peshojë” shumë në fund të sezonit, teksa aktualisht kanë 19 pikë në vendin e 7.

Fitoren në frymën e fundit mori edhe skuadra e Partizanit e cila përmbysi Skënderbeun në Korçë, për të triumfuar me shifrat 2-1.

Në minutën e 20-të festa ishte e gjitha për skuadrën e Memellit e cila kaloi në avantazh me anë të Mensah, i cili mposhti portierin kundërshtarë në një gol të realizuar mjeshtërisht.

Pjesa e parë do të mbyllej me ujqërit në avantazh, ndërkohë pjesa e dytë ishte e gjitha për demat të cilët kërkojnë medoemos 3 pikët për të mbajtur gjallë shpresën europë.

Xhuliano Skuka vendosi baraspeshën në minutën e 76-të, ndërsa në minutën e 89 ishte përsëri ish-sulmuesi i Dinamos që dërgoi topin përsëri në fundin e rrjetës.

Një fitore e vuajtur kjo për Partizanin e Mehmetit por që i çon demat në kuotën e 28 pikëve në vendin e 5-të, ndërsa ujqërit e Memellit ngelin në kuotën e 16 pikëve në zonën e ftohtë të mbijetesës.

1 komente në “Skuka i jep fitoren Partizanit në Korçë. Laçi merr fitoren e radhës ndaj Dinamos”

  1. Ilir says:

    Dinamon e ka masakruar traineri i madh Shkembi qe e solli ne kete derexhe.Ai eshte fajtori i vetem per merkaton qe ka bere kur mori drejtimin.Ai eshte fajtori i vetem per rezultatet qe arriti si dhe fajtori i vetem qe nuk kuptonte kush lojtar ishte i vlefshem dhe kush ishte per tu larguar.Ai mbajti lojtar qe kan 20 ndeshje qe nuk kan bere nje gol dhe aktivizohen regullisht ne sulm dhe largoi Skuken qe ishte i vetmi qe mund te shenoi si po ben te partizani.Shkembin duhet ta zhduki nga klubi jo ta mbaj nen sqetull pronari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje