Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti kanë thënë gjithmonë që kanë mbetur miq për shkak të dashurisë që kanë për vajzën e tyre Aurora, dhe në skenën e “Michelle Impossible”, ata kanë dhënë një tjetër provë.
Gjatë spektaklit që transmetohet në Canale 5, këngëtari i famshëm ka kënduar këngën e njohur “Piu bella cosa”, të cilën në vitin 1996 ia dedikoi pikërisht partneres së tij të atëhershme. Por, përpara se ta këndonte, Eros iu afrua pranë dhe e puthi në buzë
Michelle tha përpara se ta prezantonte se nuk priste që Eros Ramazzotti ta pranonte ftesën e saj.
Por, pavarësisht puthjes, çifti hodhi poshtë çdo hamendësim për një rikthim të mundshëm.
“Ka 20 vite që thonë përditë se do të ribashkohemi. Pse ndodh kjo?”, pyeti Michelle Erosin.
Përgjigjja e tij ishte: “Sepse nuk shohin punët e veta”.
Sänger Eros Ramazzotti, Italien, im Gespräch mit seiner ehemaligen Frau, der Moderatorin Michelle Hunziker, auf der Couch, Wetten dass...? aus der Messehalle Friedrichshafen, 23.01.2010. Singer Eros Ramazzotti Italy in Conversation with his former Woman the Presenter Michelle Hunziker on the Couch Bets that out the Hall Friedrichshafen 23 01 2010