"BE nuk i përjashton sanksionet ndaj politikanëve të Ballkanit", vjen paralajmërimi i zyrtarit të SHBA pas “non grata’-s së Berishës

19 Shkurt 2022, 15:14Rajoni TEMA

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE), shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si përgjegjës për pengimin e reformave, por edhe për mungesë vullneti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, BE-ja deri më tani ka hezituar që ndaj tyre të zbatojë sanksione, të ngjashme me ato që është duke zbatuar administrata amerikane.

Por, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, sepse edhe në BE tashmë kanë nisur përgatitjet edhe për sanksione ndaj politikanëve, të cilët shihen si pengesë e reformave dhe rrezik për stabilitetin e vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Bashkimi Evropian ka rritur kohëve të fundit presionin ndaj politikanëve në Bosnje e Hercegovinë, ku këtë vit zhvillohen zgjedhjet, por ende nuk është arritur pajtim për reformat zgjedhore, pa të cilat këto zgjedhje nuk do të konsiderohen të jenë në përputhje me standardet evropiane.

Të hënën, më 21 shkurt, në takimin e tyre në Bruksel ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë për situatën në Bosnje e Hercegovinë. Dhe, për herë të parë, krahas përpjekjeve për reforma kushtetuese dhe zgjedhore, në rend dite do të jenë edhe sanksionet ndaj atyre që rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, shkelin parimet e Marrëveshjes së Dejtonit dhe unitetin e vendit.

Për dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat tashmë i kanë vendosur sanksione liderit të serbëve në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, BE-ja i është qasur kësaj çështjeje me shumë kujdes.

Në një dokument të përgatitur nga shërbimet e BE-së për diskutimin e ministrave, thuhet se masat ndëshkuese “do të vendosen vetëm si mjet i fundit nëse të gjitha përpjekjet tjera dështojnë”.

Këto masa të BE-së, sipas një kornize që tashmë ekziston, do të përfshinin ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimit për politikanët, të cilët konsiderohen përgjegjës për shkeljet, të cilat shihen si rrezik për unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Në BE thonë se në këtë moment prioritet është situata në Bosnje e Hercegovinë pasi atje janë rritur aktivitete secesioniste të Republikës Sërpska dhe situata, sipas ekspertëve të BE-së, “paraqet krizën më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në vitin 1995”. Prandaj, edhe sanksionet ndaj liderëve të Ballkanit Perendimor mund të zbatohen së pari për ata nga Bosnja e Hercegovina.

Hezitimi i BE-së nga zyrtarët e saj në Bruksel, me disa prej të cilëve ka biseduar Radio Evropa e Lirë, më së shpeshti arsyetohet me “dëshirën që t’i japim mundësi dhe kohë dialogut politik”. Këta diplomatë të BE-së janë të mendimit se vendosja e sanksioneve ndaj atyre liderëve politikë që kanë marrë votat e qytetarëve, do të zvogëlonte gjasat për sukses në negociatat për reforma.

“Ata kanë marrë votat e qytetarëve dhe ne nuk mund t’ua imponojmë atyre qytetarëve se për kë duhet të votojnë, pa marrë parasysh a na pëlqejnë apo jo. Por, nëse i realizojnë kërcënimet e tyre për rrezikimin e unitetit dhe sovranitetit të shtetit, atëherë nuk do të kemi zgjidhje tjetër dhe do të veprojmë”, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Arsye tjetër është edhe fakti se në BE nuk ka pajtim të plotë mes 27 shteteve anëtare rreth sanksioneve ndaj liderëve të rajonit.

Në anën tjetër, BE-ja është duke u kujdesur që sanksionet, nëse do të vendosen, të mos kenë pasoja për qytetarët. Në rastin e Bosnje e Hercegovinës, siç përmendet në dokumentin e përgatitur për diskutim të ministrave të jashtëm, BE-ja tashmë ka paralajmëruar se do të kushtëzojë nënshkrimin e marrëveshjes për 600 milionë euro që janë dedikuar për projektet rrugore dhe hekurudhore në entitetin e Republikës Sërpska.

Kjo marrëveshje, sipas burimeve në BE, do të realizohet vetëm nëse kthehet normaliteti në funksionimin e institucioneve në nivelin shtetëror.

Shumë prej atyre institucioneve janë paralizuar si pasojë e bojkotit, ndërsa Republika Sërpska ka nisur procedurat për marrjen e disa kompetencave shtetërore në duart e entitetit. Kjo ka shkaktuar shqetësim në BE.

Ngjashëm sikur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian nuk përjashton mundësinë që sanksione të ketë edhe ndaj politikanëve nga vendet e ndryshme të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një varg sanksionesh ndaj disa politikanëve në rajon, përfshirë edhe ndalesën e hyrjes në SHBA, por edhe sanksione financiare dhe ekonomike. Mes atyre që janë vendosur nën masat e tilla është lideri i Serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, politikanë nga veriu i Kosovës që dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar, por edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

I dërguari amerikan për rajonin, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se në të ardhmen administrata amerikane mund të vendosë masa edhe ndaj politikanëve të tjerë.

Në BE thonë se administrata amerikane bashkëpunon edhe me Bashkimin Evropian në rajon, sepse kanë interesat e njëjta. Por, sa i përket sanksioneve në BE përsërisin se “ne kemi kornizën dhe sistemin tonë”./REL

4 komente në ““BE nuk i përjashton sanksionet ndaj politikanëve të Ballkanit”, vjen paralajmërimi i zyrtarit të SHBA pas “non grata’-s së Berishës”

  1. Asd says:

    Ndersa SHBA merr keto masa ne menyre qe te mbroje vendet aleate, EU shikon vetem interesin e vet, pra sa mire apo sa keq mund te influenconte masa per vete EU-ne. Mendoj qe SHBA eshte mike e vertete e shqiptareve. Ambasadoret e saj po perpiqen te permiresojne administrimin e vendit tone edhe me koston qe mund te duken sikur po e “teprojne”. Une vete i gjykoj ata si patriote te vertete te demokracise dhe funksionimit te ligjit, pavaresisht pse jane ne toke te “huaj”. Mjeku te jep ilac te hidhur ne shije por te shpeton jeten.

  2. Ndroqi says:

    Non gratat e USA i pshurr e ashtuquajtura reforme ne drejtesi,si mender gjykata kushtetuese qe mbrojti nje hajdut dhe karagjoz si Like floririn.Vendimi i kushtetueses vertetoj se me reformen ne drejtesi kemi bere nje vere ne uje.

  3. Kulaku says:

    Pa ndeshikimin e fajtoreve,nuk mund te lind demoracia dhe pa rezimin e lligjit stalinist 7501 mbi te drejten e prines nuk mund te vije Liria.
    Jemi te pushtuar nga krimi dhe kurupsioni,ku bashke me pronen na kane mare dhe Lirine.

  4. rexha 10 says:

    BE nuke munde te beje asgje ne BALLKAN ,SEPSE ESHTE AJO QE E LULEZOI DEMOKRACINE E INKUZICIONIT TE LIDERVE TE BALLKANIT ,DUKE I PERKRAHUR ME KOMISIONET E TYRE PER TE BERE GJITHCKA QE KANE ARRITUR DERI SOTE ME TE GJITHA METODAT E SHFAROSJES TE C’DO LLOI KUNERSHTARI POLITIKE ,APO BIZNESMEN QE U DILTE KUNDER INTERESAVE TE TYRE . SOTE NJE ISHE DREJTUSE NE BALLKANE PO TE ARRESTOHET DO TE MORI PASE VETES MBI 4500 PERSONA QOFSHINE KETA ISHE POLITIKANE ,BIZNESMENE,GRUPE BANDITESH TE URDHERUAR NGA KAPOT E SHTETEVE TE BALLKANIT .VETEM NE TIRANE PO TE ARRESTOHET SALI BERISHA ,DUHET TE ARRESTOSHE EDDHE 500 000TE TJERE ,DUKE DITUR SE POPULLSIA NE TIRANE KA ARRITUR 1 MILION BANORE .KUJTONI SE C’FARE NDODHI NE ITALI NE VITIN 1994 _1997,ME OPERACIONIN :MANI PULITO .VETEM NE MILANO NE 1994 U ARRESTUAN 4750 PERSONA MBRENDA 24 OREVE ,NGA KU U PERFSHINE POLITIKANE ,BIZNESMENE ,PROKURORE . KJO ESHTE PASQYRA E SHQIPERISE MBASE VITIT 2000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje