“Askush s’mund të jetë më Zot”, Basha mesazh Berishës: Kush ka luajtur rol gjatë diktaturës, nuk do të ketë pozita drejtuese në PD

20 Shkurt 2022, 12:22Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha nga sheshi Skënderbej ku firmosi peticionin e dekomunistizimit,  ka përcjellë një mesazh për Sali Berishën.

Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se “Askush që ka luajtur një rol gjatë diktaturës, të mos ketë më pozita drejtuese në PD”.

“Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar, i aftë apo i djallëzuar të jetë, është Zot apo gjysmëzot, përfundon shumë keq. Mesazhi i dytë është një ndjesë në emër të Partisë Demokratike drejtuar së pari të përndjekurve politikë, për premtimet e papërmbushura.

Dhimbja është terapia më e mirë që të mos përsërisim të keqen. Le të jemi dhe sot një familje e përbashkët sic ishim 31 vite më parë, jo vetëm e demokratëve, sepse ky shesh nuk ishte i mbushur vetëm me demokratë, kishte dhe ish-anëtarë të Partisë së Punës, të cilët u bashkuan me demokratët për të shembur kultn e diktatorit. Të zotohemi që përmes veprimeve tona të mos e lejojmë më kurrë kultin e individit, as në mesin tonë, as mes shqiptarëve.

Zoti na ka bërë të barabartë, detyra jonë është t’i japim mundësi të ecë përpara. Askush mes nesh nuk mund të jetë më Zot. Të shtyjmë përpara procesin e dekomunistizimit, me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh kryedemokrati.

4 komente në ““Askush s’mund të jetë më Zot”, Basha mesazh Berishës: Kush ka luajtur rol gjatë diktaturës, nuk do të ketë pozita drejtuese në PD”

  1. Aleksander says:

    Nuk ju beson kush ma,
    keni 30 vjet qe shkatrroni, vjedhni e rreni.
    lulash nuk te besojm per asgja.

  2. Drita says:

    Ku e ke barazine tek 230milion qe vodhe e vazhdon apo tek te vraret ne bulevard ne ate kohe ty do te conin ne Spac

  3. Plaku says:

    Po ti Lulzim qe ke qene spiun i sigurimit ne Rinas kujton se do shpetosh,per te mos folur per ç’fare ke bere ne kohen qe ke qene tre here ministri i ledhatuar i Berishes dhe kryetar i Bashkise Tiranes….krekosu ti krekosu si gjeli maje plehut….????

    1. Turp per dumbabistët e Saliut says:

      Te nderuar Aleksandër, Drita, dhe Plaku.
      Respekte.
      Ketu nuk ka rendesi se kush është Edi Rama. Shkurt, Edi Ramen nuk mund ta zevendesoje nje rronxhobonxho si Lolo Basha, dhe aq me pak ndyrësira të shekullit të kaluar si Berisha dhe Meta.
      Na duhet nje PD e pastruar nga rronxhobonxhot qe mblodhi Saliu ne të per 30 vjet, dhe të udhehiqet nga intelektuale të djathte idealistë.
      Vetem ata mund ta rrezojnë klikën Balla, Brace, Veliaj, Gjiknuri. Perndryshe, po qe per Bashen, Berishen, dhe Metën, Jane mire këta qe janë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje