Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Muli shikon një rreze shprese që tani SHBA do pajtohet me Doktorin:
“Të dashur foltoristë!
Ashtu siç ka thënë Doktori qysh në fillim, do vijë dita që SHBA të ketë nevojë për Doktorin.
Dhe dita ka ardhur. Rusia ka sulmuar Ukrainën dhe SHBA nuk ka më aleatë të sigurtë në Evropë.
Doktori është i vetmi që mund t’i tregojë vendin Putinit, jo vetëm për njohuritë që ka lidhur me armatimet e Ukrainës dhe nevojën për fshekë, por dhe për vet frikën që rusët kanë prej tij.
Në këto kushte, ne vërtet jemi kundër Putinit, por nuk kemi mbështetje pa kushte për SHBA.
Kushti i parë i panegociueshëm është që SHBA ta heqë Doktorin nga “Lista e zezë” bashkë me gruan dhe fëmijët. Po të ishin ata të lirë tani, SHBA kishte një linjë të sigurtë komunikimi me rusët, pasi ata kanë gjak sllav dhe do gjenin një lidhje ta qetësonin Putinin.
Po ashtu, nëse ata nuk do ishin në “Listë të zezë”, mund të angazhoheshin fort dhe operacione ushtarake duke ndihmuar Ukrainën me fishekë.
Kush më mirë se Zeni e njeh punën e fishekëve për armatime lindore në Shqipëri.
Ndaj kushti i parë është që SHBA t’i heqë nga lista e zezë.
Pas kësaj, kushti i dytë është që Blinken t’i kërkojë ndjesë dhe kur të mbarojë lufta të analizohet përgjegjësia dhe ai të shkarkohet.
Nuk themi të shkarkohet në mes të luftës se i japim pikë Putinit, por pas lufte përgjegjësia duhet të dalë.
Kushti i tretë pastaj dihet.
Ata duhet të dënojnë Lul Bashën dhe të mbështesin Doktorin.
Këto shpresa janë më afër se kurrë këto ditë.
Madje më afër se 6 marsi. Shpresoj që SHBA të reflektojë dhe kështu na bëhet mirë të gjithëve”.