Muli shpjegon pse e kanë çuar superdhëndrin në Porto Romano

15 Shkurt 2022, 20:00Antena TEMA

Shumë demokratë të Durrësit kanë shprehur rezervat pse superdhëndri ka shkuar i deleguar i Foltores në Porto Romano.

Shkak janë bërë konfliktet që superdhëndri ka krijuar me fshatarët aty, pasi në vitin 2007 u mori tokat dhe ja shiti Fazlliçit për 1,7 milion dollarë.

Por Muli ka sot një mesazh për ta, për t’i qetësuar:

“Të dashur foltoristë të Porto Romanos.

Vendimi për të çuar superdhëndrin në Porto Romano nuk ishte rastësor.

Pasi e poqëm mirë situatën, vendosëm që atje të çojmë superdhëndrin, pasi influenca e kandidatit të Lulit është shumë e madhe.

Me këtë rast ata duhet të zgjedhin, mes tokës që u ka marrë superdhëndri dhe partisë që u ka marrë Luli.

Kush mendoni ju se është më e rëndësishme për një demokrat të Foltores, të të marrin tokën apo partinë.

Natyrisht partinë.

Ndaj përballja është e drejtëpërdrejtë.

Sa i takon pakënaqësive që kanë disa banorë për token, superdhëndri është i gatshëm të bisedojë me ta dhe t’i kompensojë.

Kemi bërë dhe gabime gjatë qeverisjes, dhe jemi gati t’i kompensojmë.

Natyrisht gabimet janë bërë pasi në qeveri kishim njerëz si Lul Basha, që punonin nën rrogoz kundër nesh.

Ai i mbushi mendjen Jamarbërit dhe Gitës të merrnin toka në Porto Romano, të bënin TEC dhe të shisnin licenca, dhe nga ana tjetër i sabotonte ata.

Kështu që situata doli nga kontrolli dhe ata as bën TEC, as parqe energjetike, por vetëm sa morën tokat kot.

Kështu që do ketë dhe kompensim.

Kjo tregon se ne reflektojmë dhe i zgjidhim problemet aty ku lindin.

Mos harroni se superdhëndri ishte i pari që hipi mbi makinën e Lulit më 18 dhjetor dhe i pari që denoncoi strajcet me lekë të Lulit më 8 janar”.

1 komente në “Muli shpjegon pse e kanë çuar superdhëndrin në Porto Romano”

  1. reti11 says:

    Hahaaaa!
    – Pse s’do i bëje ti 15 burg për partinë?
    – Po qysh jo ore! S’bohet llaf!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje