Sot ka qarkulluar gjithandej një video ku kandidati i Foltores për Rrogozhinës shikohet në një tavolinë, që e quan Sali Berishën “Sali k*rva”, duke ju referuar qeverisjes së tij.
Kjo i ka tronditur foltoristët, të cilët i sqaroi Muli:
“Të dashur foltoristë dhe foltoriste!
Video-ja që po qarkullon në internet për kandidatin e Rrogozhinës, na bën krenarë për vendimet e mëdha që kemi marrë.
Fakti që Doktroi vendosi të shpallë primaret si strategji të re të PD, bëri të mundur që në krye të PD të dalin njerëz kurajozë, që shajnë dhe Doktorin, dhe ne i zgjedhim kandidatë.
Është e kundërta e asaj që kemi bërë me Lulin.
Atë e zgjodhëm duke qenë me Doktorin dhe përfundoi në ndarje duke u sharë.
Kurse ky e ka konsmuar këtë pjesë dhe tani e tutje është vetëm besnik i Doktorit.
Ky është argumenti kryesor.
Një tjetër argument pse ai e ka sharë Doktorin, lidhet me Lulin.
Luli ka pas përhap gjithandej mllefe dhe sulme ndaj Doktorit në fshehtësi, por ne nuk e dinim.
Njerëzit binin viktimë e shanin Doktorin, siç është dhe ky rast.
Por kur ata e njohin nga afër Doktorin, kthejnë rrugë si ky zotëria.
Dhe e treta, që ka shumë rëndësi, e gjithë kjo tregon se Doktori ka ndryshuar strategji dhe është gati të punojë dhe me njerëz që nuk e duan personalisht.
Arsyeja është se Doktori nuk do të ketë më punë me “besëprerët”.
Ky njeri nuk e pret më në besë, se nuk ja ka dhënë besën.
Ndaj e meriton votën”.
Ky kandidati eshte super ordiner,injorant tipik,pijanec.Pune injorantesh,mjere mileti shkrete.
Kandidati eshte i mire,
per te ngrene e per te pire,
anembane ushton jehona,
ka ba shurren,n’pantallona…