Pas rregjistrimit të koalicionit vetëm si bashkim i subjekteve LSI dhe PDK, Muli pati një reagim për t’u dhënë zemër demokratëve të Doktorit:
“Të dashur foltoristë dhe foltoriste!
Vendimi i KQZ pritej. E kemi thënë që në fillim se Edi Rama kërkon që Doktori të përjashtohet nga zgjedhjet.
Por kjo nuk na tremb dhe nuk na e lëkund besimin tonë.
Siç e patë, dje në intervistë Ilir Meta i kushtoi shumë rëndësi figurës së teta Lilit, si një figurë e ndritshme në historinë e Shqipërisë, e cila nuk mund të ishte kurrë në listën “non grata”.
Madje shkoi dhe më tutje kur tha që më mirë të ishte Monika në atë listë se sa teta Lili.
Përse e bëri këtë?
E bëri për ta kuptuar drejt, se uniteti mes dy familjeve të mëdha shqiptare, familjes së Doktorit dhe familjes Meta, është shumë i fortë.
Aleanca formale mes Doktorit dhe Monikës që quhet “Shtëpia e Lirisë”, është e përfocuar nga aleanca mes Ilirit dhe Lirisë, që u shfaq në këtë intervistë.
Dhe ju e dini që fjala “Liri” dhe fjala “I lirë” është e njëjta gjë.
Ndaj kur Lul Basha thotë “Shtëpia e Ilirit” në vend të fjalës “Shtëpia e Lirisë”, nuk është se na dëmton, por përkundrazi thekson unitetin e kësaj aleance mes dy familjeve të mëdha, e cila nuk i ngjan unitetit besëprerë mes fisit Berisha dhe fisit Hoti, nga besëpreri i fisit Hoti.
Ndaj po të duan të quajnë “Shtëpia e Lirisë”, po të duan ta quajnë “Shtëpia e Ilirit”, e njëta gjë është.
Monika është në aleancë me Doktorin, ndërsa Meta është në aleancë me teta Lilin.
Asgjë nuk e përçan këtë alencë mes dy familjeve të mëdha shqiptare, derisa SHBA t’u bjerë në gjunjë këtyre burrave dhe t’u kërkojë falje për atë që ka bërë”.