Muli i shqetësuar nga shkarkimi i pritshëm i Ilir Metës

3 Shkurt 2022, 20:10Antena TEMA

Kështu siç po shkon gjyqi i Kushtetueses ndaj Ilir Metës, Muli e ka të qartë se ata do ta shkarkojnë Ilir Metën.

Kjo duket dhe nga qëndrimet fyese që Meta ka filluar të mbajë ndaj tyre.

Por shqetësimi i tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjyqit, por me faktin që ai do merret para 6 marsit.

Duke qenë se Ilir Meta javën tjetër mund të mos jetë më president, ai do të marrë pjesë në fushatën e 6 marsit.

Kjo do ta hedhë në erë fushatën, pasi Meta do të shfaqet në çdo tribunë dhe Doktori do dalë në plan të dytë.

Kështu Luli do ketë mundësi të vazhdojë të thotë që ajo është “Shtëpi e Ilirit”, jo e “Lirisë”, dhe ngaterresa do vazhdojë pa fund.

Pastaj mund të çmendet si në fushatën e kaluar, që donte të ndërronte kandidatin në Vlorë në mes të fushatës, për të vënë një vajzë që i kishte pëlqyer.

Ky mund të jetë ndonjë hall tjetër.

Akoma më keq nëse i përsëritet ajo skena tek Çim Peka, ku kërkon që amerikanët ta vrasin tek Mali me Gropa.

Pra ka shumë të papritura nxjerrja e tij nga Presidenca para 6 marsit.

Kjo do t’ia vështirësonte punën shumë Mulit në fushatë dhe protagonizmi i Metës do ta linte Doktorin në hije.

Për këtë Muli do t’i propozoj stafit të Presidencës t’i bëjnë dhe 1000 pyetje të tjera Gjykatës Kushtetuese, që ata të mos kenë mundësi t’i përgjigjen deri më 6 mars.

Pyetjet mund të jenë të larmishme dhe mund të mos kenë lidhje doemos me çështjen.

Mjafton të jenë shumë dhe të lodhshme.

Pastaj të bëjnë çfarë të duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje