Shumë mbështetës të “Foltores” janë mërzitur nga fakti që kandidatët e tyre janë kandidatë zyrtarë të Metës dhe Ndokës, dhe po shfaqin hezitime për të ardhur në takime.
Për t’i qetësuar ata, Muli u çoi një mesazh sot gjithë mbëshetësve të mërzitur të Foltores, duke dhënë argumentet e tij:
“Të dashur miq!
E di që shumë prej jush janë mërzitur pse për kandidatët tanë firmos Ilir Meta, por kjo nuk është një çështje që duhet të na ndajë.
Së pari, vetë Meta ka bërë shumë përpjekje që të ngjajë me Doktorin kohët e fundit.
Përshembull, ju e patë një video që postoi sot, ku citon Doktorin, duke thënë “Jam Ilir Meta unë o superbudallenj”.
Doktori e ka pas thënë “Jam Sali Berisha unë o budallenj”.
Pra siç, e shihni është një hap prapa Doktorit.
E dyta, nëse e keni vënë re, Ilir Meta po shfaqet në publik me një dhëmb të rënë.
Kjo është një simbolikë e zgjedhur prej tij, për të treguar se nuk ka ndërmend ta kafshojë “Foltoren” në këto zgjedhje, pasi nuk ka dhëmbë.
Është thjesht mirëkuptim i plotë.
Së treti, siç e keni vënë re, ai është shumë i lidhur me Syrin dhe Çim Pekën, që tregon se është praktikisht krahu i djathtë i Zenit në këtë betejë.
Së katërti, ai është i fokusuar tek recitimet në shqip dhe anglisht, si dhe ndonjë këngë në pub.
Kjo tregon mungesën e interesit të tij politik në këto zgjedhje dhe mbështetja për “Foltoren”.
E pesta, dhe më e rëndësishme, është që ai ka paditur Kuvendin e Shqipërisë për atë që ka bërë për shkarkimin e tij.
Njësoj si Doktori që paditi SHBA në Francë, dhe Ilir Meta paditi Kuvendin në Gjykatën e Tiranës.
Kjo tregon se kanë unitet mendimi dhe veprimi dhe e ardhmja me të është e sigurtë”.
shkurt jane njesoj idiote te dy…d.m.th. sintoni e plote…