Pas videos që ka shpërndarë Ilir Meta, ku ai shfaqet nën shoqërinë e këshilltarit Henz dhe sponsorit të tij, duke uruar fitoren e Sëlltikut, Muli pati një ndjenjë xhelozie për këshilltarin Henz.
Siç dihet, këshilltari Henz ka disa vite që fle në Shqipëri dhe ha po këtu, si këshilltar gjerman për PD.
Për shumë kohë ai i mbushi mendjen PD-së se kishte qenë këshilltar i Merkelit.
Pastaj më në fund media gjerman zbuloi, se Henz kishte njohje të fortë me nje punonjës të CDU, i cili kishte në zyrën e tij dikë që punonte si këshilltar i CDU dhe që në fushatë elektorale votonin për Merkelin.
Por meqë në PD nuk kishte njeri ta përkthente me hollësi këtë lidhje, këshilltari Henz i kishte rënë shkurt se ishte këshilltar i Merkelit.
Pas ndarjes së Berishës me Lulin, këshilltari Henz shkoi me Doktorin, pasi ai që paguante ngrënien dhe fjetjen ishte me Doktorin.
Deri këtu Muli ishte në rregull.
Video-ja e sotme e turbulloi shumë, pasi konstatoi se këshilltarin Henz mund t’ua merrte Ilir Meta.
Duke menduar se sponsori i Henz mund të ishte mërzitur me të, ai ja kishte shitur Metës.
Skena e këngës së tyre në pub, tregonte se ata po festonin një pazar dhe dukej që në markato ishte këshilltari Henz.
Tani e tutje ai do të flasë si këshilltar i presidentit Meta, deri në nxjerrjen e tij nga zyra, dhe kjo mund t’i shtojë pikët këshilltarit Henz në arenën ndërkombëtare, pasi do të detyrohet komuniteti ndërkombëtar të gjejë një krevat për fjetje dhe bukë për të ngrenë për këshilltarin Henz, pasi do merret vesh që është një këshilltar që mbeti pa president.
Tani Merkeli ka ikur, Meta po ikën, dhe bota s’mund ta lërë rrugëve këshilltarin Henz.