Gjatë prezantimit të kandidatit të LSI-PDK në Durrës, në emër të Doktorit, Muli për herë të parë po has disa vështirësi që nuk i ka pasur më parë.
I mësuar që sa herë bënte skenën e takimeve vendoste logon e PD. Tani është në hall se nuk vë dot logon e LSI dhe PDK, pasi njëra ka ngjyrë të kuqe tjetra ngjyrë të verdhë.
Por hallin më të madh e pati me kandidatin.
Pyetja e parë që ai i bëri pa filluar takimi ishte a kishte ardh Monika me Nard Ndokën.
-Jo i tha Muli. Nga LSI ke vetëm Fari Balliun. Meqë ai të ka mik dhe ty dhe Ilir Metën do ta përfaqësojë ai LSI.
Kur të shkojmë tek kjo pjesa katolike në Kënetë do themi që është i PDK se është konvertuar dhe në katolik.
-Epo shumë mirë tha kandidati. Më shpëtove nga ana politike.
-Ca halli ke tjetër,- i tha Muli.
-Po ja mo burrë, ky kandati i Lulit sulmo fort këtë Gjushin. Thotë aleanca Dako- Sako. Si me ja bë mo burrë se Gjushin e këna shok, jeni një brez .
-S’ke punë me Gjushin ti. Ti ke punë vetëm me Lulin. Bile as me Lulin, me atë Luanin se me Lulin merret Doktori.
-Epo shumë mirë më shpëtove dhe nga ky hall, tha kandidati.
-Tjetër, çfarë kishe,- i tha Muli.
-Dua këtë Demokratin Thërmia ta kem me vete këtë radhë se nuk i njoh mirë këta të PD.
-Po mo, do bisedojë Doktori dhe do ta kesh në dispozicion. Po kush është ky e njeh ti?
-Se di mo burrë, po këtu në PD vetëm atë përmendin si më të rëndësishëm dhe ty. Ty të kam, tani dhe ai më duhet.
-Do flas me Doktorin dhe do të kthej përgjigje. Tjetër çfarë halli ke?
Kisha një pyetje private. Se ti e di që unë skam shumë haber nga politika. Më pyesin njerëzit më thonë a je me PD a jo. SI ti them unë?
-Po thuaj mo burrë këtë radhë mos votoni PD se na kanë vjedh. Sa ta gjejmë pastaj flasim thuaj.