Pas dënimit të Saimir Tahirit, Mulin e ka kap një siklet i ri.
Në vitin që ishte minister, ai mbante nga pas një grup “trimash”, nga ata që ishin në oborrin e PD më 8 janar.
Siç u bë publike, ata ishin të gjithë në përgjim nga policia angleze dhe një makinë e tyre u kap me paratë e drogës në Francë.
Pas kësaj, shumica e tyre u ndaluan të hyjnë në Angli dhe rrinë pas Mulit në Foltore.
Tani frika që ka Muli është se mos Luli ja çon në mendje SPAK të hetojë këtë grup dhe të nxjerrë përgjegjësinë e Mulit gjatë kohës që ishte minister, për favorizim të tyre.
Për këtë, vendosi të marrë masat e para.
Fillimisht ka njoftuar çdo pjesëtar të grupit, që janë kryesisht kuksiano- tropojanë, të mos shfaqen më në asnjë takim në Foltore, se identifikohen.
Së dyti, të mos shfaqen në qendrat e votimit më 6 mars, pasi mund te behën objekt hetimi dhe i rihapet çështja Mulit.
Së treti, të pastrohet Facebooku i Doktorit nga fotot me ta dhe të shmanget identifikimi i tyre.
Pas gjithë këtyre masave paraprake, duhet po ashtu të njoftohen të gjithë personat në listë të ndërrojnë emrat, që të mos kenë mundësi të gjurmohen ku janë aktualisht.
Hahaha,e bukur,Mul bravo profesionist.
Mero je lab i keq , e thua me humor po ka shume te verteta . Si duket po e beni gati dhe Mulin per ti qethur koken.