Pas publikimit të fundit të Metës, që shfaqet në foto me Pekën dhe Kollakun, Muli u vu në siklet nga demokratët, që e konsiderojnë figurën nr.2 të Partisë së Doktorit.
Shumë mesazhe i kërkonin sqarime, nëse numri 2 i partisë ishte Muli, apo Qim Pkea.
Për këtë, Muli bëri një sqarim:
“Të dashur demokratë!
Siç e dini, “Shtëpia e Lirisë” është një zgjidhje teknike, ku Ilir Meta ka vulën dhe ne kemi kandidatët.
Për këtë arsye brenda kësaj aleance nuk ka hierarki.
I pari realisht është Doktori.
Ne të tjerët jemi të gjithë të dytët, unë, Ilir Meta, Nard Ndoka etj.
Sa i përket faktit që ky del në foto vetëm me Çim Pekën e Bes Kollakun, dua t’u sqarojë se unë dhe Meta jemi në pozicione paralele.
Pra nëse Meta del në foto me Çim Pekën, d.m.th që Çim Peka është ndihmës i tij, kurse kur unë dal në foto me Ed Palokën, d.m.th që Ed Paloka është ndihmësi im.
Pra jemi në pozicione paralele brenda kolaicionit.
Unë jam numri 2 pas Doktorit për pjesën e Komisionit të Rithemelimit, Meta është numri 2 pas Monikës.
Ndaj nuk ka vend për xhelozi në këto foto.
Siç e dini, Meta është duke dhënë shpjegime për intervistën që ka dhënë tek Çim Peka në prill para zgjedhjeve dhe duhet të rrijnë bashkë vazhdimisht, që ta sqarojnë mirë se kush u bë sebep që Meta rëshqiti gjatë intervistës.
Meta thotë se fajin e ka Çimi, se ai e pyeti për ambasadoren amerikane, dhe atij në këto raste i ikën truri.
Çimi thotë që fajin e ka Meta, se ai lexon mesazhet në emision.
Nga përgjigjia e kësaj pyetje varet shumë se çdo bëhet me Ilir Metën, ndaj dhe ata rrijnë bashkë”.