Muli shpjegon videon e Lulit për Ilir Metën dhe Zenin

11 Shkurt 2022, 19:32Antena TEMA

Pas publikimit nga ana e PD, së një video ku Ilir Meta dëgjohet t’i thotë Berishës “e dhashë dorëheqjen për Shkëlzenin se ishte tek video-ja e Dritan Priftit”, Muli bëri një sqarim për foltoristët e shqetësuar nga deklarata:

“Të dashur foltoristë!

Videoklipi i Lulit është përçarës dhe synon të fusë sherrin në “Shtëpin e Lirisë”.

Përmendja prej tij e Shkëlzenit, është një spekullim nga ana e Lulit.

Ua shpjegoj unë si është e vërteta.

E vërteta është se Doktori nuk kishte djalë Shkëlzenin, por Lulin.

Këtë e dinim të gjithë.

Doktori të lejonte t’ia kritikoje Shkëlzenin, Lulin jo.

Përshembull unë një herë i kam shkuar në zyrë dhe ja kam bërë mut Shkëlzenin.

I kam thënë që Shkëlzeni po vazhdoi në këtë rrugë, do marrë më qafë veten dhe ty.

-Pse, çfarë bën, më tha?

Nuk ha mëngjes të rregullt, i thashë. Ha orar pa orar.

Kjo, si mjek që jam, më shqetëson se mund t’i shkaktojë çrregullime në shëndetin e tij. Ndaj duhet ta ndalosh.

-Ja rregulloj unë qejfin, tha.

Dhe e ktheu në rrugë të mbarë.

Që atehere Zeni është i rregullt në ushqimin.

Pra Doktori nuk e ka pas problem t’ia shaje Zenin.

Po Lulin nuk të linte.

Dhe Meta në atë video e ka fjalën për Lulin, por e thtoë me gjuhë të koduar për Shkëlzenin, për t’i kujtuar Doktorit se e dha dorëheqjen pas 21 janarit për Lulin, jo për Zenin.

Kjo është e vërteta.

Tani ai spekullon me dashurinë e Doktorit për të dhe akuzon djalin e Doktorit.

Por e vërteta do dalë një ditë se kush është djali plangprishës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje