Pas ikjes nga salla të grupit të Doktorit sapo filloi votimi në Kuvend, pati një zhgënjim tek mbështetësit e Mulit pasi shpresonin që do merrnin dhe vota të Lulit. Por votimi tregoi se Doktori nuk pati asnjë votë të sigurt kundër.
Për këtë Muli u desh të bëj një sqarim.
Të dashur foltoristë dhe foltoriste.
Vendimi për tu larguar nga salla erdhi pas informacioneve të sigurta që kishim se Edi Rama dhe bashkëpuntori i tij Lul Basha, na kishin falsifikuar firmat dhe kishin bërë gati fletët e votimit pro shtyrjes së Vetingut.
Qëllimi ishte të diskretitonin grupin tonë dhe të krijonin idenë se më në fund u dorëzuam.
Këtë rrezik e ndjeva kur u tha se votimi do të bëhej i hapur dhe me nënshkrime të secilit deputet.
Siç e dini, Edi Rama me ndihmën e Sorosit ka marrë gjithë firmat tona dhe i ka bërë vula duke firmosur që të duken orgjinale.
Kjo gjë mund të na krijonte çregullime të mëdha.
Në këto kushte, i propozova Doktorit që të largohemi nga salla me qëllim që të dëshonte plani i tyre.
Mond Spaho që qëndroi në sallë abstenoi, jo se ishte kundër Doktorit, por se ishte ora e vonë në mbasdite ishte pa drekë dhe se Taulant Balla i ka çuar një sanduiç duke ju lutur të abstenonte.
Kjo është njerëzore.
Grupi tjetër ishte kompakt dhe u largua. Pas largimit ne u mblodhëm tek zyra e Doktorit dhe bëmë një votim simbiolik duke qenë të gjithë kundër.
Ta dijnë mire të gjithë se nuk dorëzohemi lehtë.