Muli shpjegon pse amerikanet duhet ti bien ne gjunjë Doktorit 

13 Shkurt 2022, 20:50Antena TEMA

Doktori sot në Dibër ka kundërshtuar ndërtimin e Skavicës, një investim i qeverisë shqiptare me një kompani të njohur amerikane. Ky është investimi më i madh që një kompani amerikane realizon në Shqipëri. 

Ndaj Muli ua ndau me gëzim lajmin foltoristëve. 

Të dashur foltoristë. Ka shumë rëndësi ajo që ka thënë sot Doktori në Peshkopi. Kundërshtimi i Sakavicës është detyrë historike e jona. Pas hidrocentralit fshihen interesa të mëdha amerikane madje dhe të vetë ambasadores në Tiranë. Ka shumë gjasa të jetë dhe Xhorxh Sorosi pas. 

Duke kundërshtuar Skavicën, SHBA do tmerrohet nga Doktori dhe do t’i dërgojë emisarë të fshehtë që të pajtohet me të. 

Por ai nuk do pranojë negociata të fshehta për fatin e tij. Ndaj detyra jonë është ta kundërshtojmë fort atë projekt, derisa amerikanët të gjunjëzohen. 

Kur të vijë dita që të gjunjëzohen Doktori do ketë kushtet e tij. 

Kushti i parë do të jetë çuarja e Lul Bashës në Guatenamo. Po qe se ai është mbyllur, të gjendet një burg tjetër i tmerrshëm. 

Kushti i dytë është që gjithë protestuesit e 8 janarit, sidomos ata që u angazhuan fizikisht në thyerjen e dyerve, të marrin leje qëndrimi amerikane dhe të priten nga Presidenti Biden. 

Kushti i tretë është që Ilir Metës të mos i preket një qime floku, madje t’i paguhet dhe dhëmbi i thyer në betejën kundër Edi Ramës nëpër tavolina natën, duke shqyer mish. 

Kushti i katërt, është të njihet Albana Vokshi si kryetare e grave demokrate. 

Kushti i pestë është që “Shtëpia e Lirisë” të rikthehet tek SHQUPI dhe të ketë të drejtën e negocimit për truallin kur të ndërtohen kullat. 

Pa këto pesë kushte ne nuk lejojmë ndërtimin e Skavicës. 

1 komente në “Muli shpjegon pse amerikanet duhet ti bien ne gjunjë Doktorit ”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje