Posteri i Doktorit për 20 Shkurtin ka ngjallur shumë debat, pasi në vend të simbolit të njohur të PD me dy gishta ishte gjithandej një symbol me tre gishta. Kjo shkaktoi debate dhe paqartësi dhe mes demokratëve.
Në shpjegimin e tij Muli thotë:
Simboli me tre gishta nuk ka lidhje me simbolin serb të tre gishtave. Doktori e respekton vërtet gruan si shumë të rëndësishme në familje, por nuk respekton simbolet nacionaliste të origjinës së saj.
Në këtë rast simboli I tre gishtave nuk ka të bëj as me “Trekëndshin e Bermudës” që akuzon Luli, pasi në trekëndësh brinjët janë të ngjitura, kurse tre gishtat tanë janë të hapur.
Tre gishtat simbolizojnë “Shtëpinë e Lirisë” që është aleanca mes Metës, Ndokës dhe Doktorit. Pra triumvirati i opozitës së vërtet në Shqipëri.
Ne duhet ta forcojmë këtë simbol për tu treguar shqiptarëve se kjo treshe do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
Pra nuk është fjala se kemi pas me dy gishta dhe kemi shtuar dhe një për Metën. Është aleanca e tre burrave të mëdhenj të shtetit, Doktorit, Metës dhe Nard Ndokës që simbolizohet me tre gishta të çuar përpjetë.
Ky është kuptimi i vërtet dhe real i atij simboli. Nuk ka të bëjë as me simbolin serb të tre gishtave, as me Trekëndëshin e Bermundës dhe as me ndonjë modifikim të dy gishtave. Dy gishtat na ia ka sekuestruar Edi Rama dhe kur të na i kthejë, atëhere do t’i rikthejmë dhe ne.