Gjatë muajve të fundit, disa herë Mulit i është dashur të sulmojë Gjykatën Kushtetuese, si e kapur nga pushteti.
Sidomos ka qenë agresiv kur ata nisën të gjykojnë dosjen e Ilir Metës për shkelje kushtetuese.
Pas vendimit të sotëm, Muli bëri një autokritikë publike:
“Të dashur anëtarë të Gjykatës!
Në emër të Doktorit dhe timin personalisht, ju kërkojmë ndjesë për nxtimin që kemi treguar në vlerësimin ndaj jush.
Duhet të na kuptoni drejt përse ju kemi paragjykuar.
Në jetën tonë politike 30- vjeçare ne na kanë tradhtuar shumë vet.
Na kanë tradhtuar njerëz që i kemi bërë kryeministra, presidentë, kryeprokurorë, kryegjykatës etj.
Doktorin e ka tradhtuar kryetari i Gjykatës së Lartë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryeprokurorja dhe kryeprokurori, presidenti etj.
Në fund, të gjithë jemi dëshmitarë të besëprerit të fundit që na tradhtoi po ashtu, i urdhëruar nga SHBA.
Duke qenë se jemi shumë të ngarkuar psikologjikisht me tradhtitë që na kanë bërë njerëz që u kemi dhënë kaq shumë pushtet, ishim të bindur se ju do ishit armiqtë tanë.
Kjo bindje na buronte nga përvoja jonë e hidhur, se derisa na kishin tradhtuar ata që i kishim shpërblyer, pse të mos na tradhtonit dhe ju që as ju njihnim, as na kishit borxh.
Plus na alarmoi dhe Ilir Meta, që po ju padiste si fallsifikatorë.
Por vendimi juaj na bën të besojmë se në këtë jetë, u bëkan dhe gjëra pa lekë.
Për këtë ju çmojmë dhe më shumë, ndaj e kemi detyrë t’u falenderojmë gjithë jetën.
E bëjmë këtë se mund ta na e kishit futur, se nuk na kishit ndonjë borxh.
Derisa na e kanë futur ata që i kemi shpërblyer pse të mos na e fusnit dhe ju.
Pikërisht për këtë meritoni nderimin tonë.
Ndaj lutemi pranoni ndjesën e thellë të Doktorit dhe timen, për paragjykimin ndaj jush.
I juaji Muli!”
Hahaaaa u bëkan gjërat pa lekë!