Shumë vetë janë të çuditur pse Muli shikon gjithë ditën Big Brother dhe pse i pëlqen ai emision.
Ka njerëz që duan të tallen e thonë se është çështje niveli kulturor.
Ka të tjerë që thonë i pëlqen një nga banoret.
Të tjerë që mendojnë se nuk ka me se merret.
Por shpjegimi i Mulit është shumë bindës:
“Të dashur mbështetës të Foltores!
Big Brother është një emision që duhet ta shikojmë të gjithë ne që jemi me Doktorin.
Ai është një emision i formatuar për fatin tonë dhe që mbështetet mbi vullnetin dhe durimin që duhet të ketë njeriu deri në fitore.
Personalisht e kam menduar gjithë jetën time në polikë si në Big Brother, ku vëllai i madh është Doktori.
Ai na shikon nga larg, na vrojton dhe në fund, vendos ai.
Fakti që unë kam rezistuar 30 vjet dhe akoma nuk kam dalë nga shtëpia, tregon aftësinë time për të qenë një lojtar i madh në shtëpinë tonë.
Kjo lojë do të mbarojë me atë që do mbetet i fundit.
Dhe unë kam pikërisht atë synim.
Në fund, këtë betejë do ta fitojë ai që mbetet i fundit në “Shtëpinë e Lirisë”, e cila është tani Big Brother më i madh në shoqërinë shqiptare.
Nga kjo shtëpi janë eliminuar shumë vetë, disa prej tyre kanë treguar fytyrën e besëprerit, të tjerë të paafte, të tjerë të zhgënjyer, por unë kam rezistuar.
Dhe kam për të qëndruar deri në fund, me shpresë se unë do ta fitoj këtë garë.
Nuk e di kur do jetë nata finale, ose më 2023, ose më 2025, por e sigurtë është që unë do ngelem i fundit vetëm në atë shtëpi”.