Muli sqaron demokratët për sulmin e ambasadores ndaj Doktorit

21 Shkurt 2022, 20:46Antena TEMA

Të dashur foltoristë!

Ju sot patë një sulm të paprecedentë të ambasadores Kim ndaj Doktorit dhe kandidatëve tanë më 6 mars.

Për këtë ajo do ndëshkohet.

Menjëherë pas sulmit, Doktori është lidhur me Gimin e Puros dhe i ka thënë që të lidhet me SHBA.

Gimi i Puros ka marrë në telefon atë që ka pas shofer në Ambasadë në Nju Jork, dhe i ka kërkuar ku mund ta gjejë telefonin e atij hidraulikut që ka pas komshi, që i ka pas rregullu një herë tualetin, shoferit të Blinkenit.

Më në fund ai e gjeti dhe Gimi ua përcolli qartë porosinë.

– Duam që brenda muajit SHBA të kërkojë falje për këtë ndërhyrje përmes ambasadores Kim.

-Ambasadorja Kim, të shkarkohet dhe të nxirret nga shërbimi diplomatik.

-Sekretari Blinken të paralajmërohet se, pamvarësisht sulmit të mundshëm rus në Ukrainë, ose pavarësisht nëse ai smbraps Rusinë, ai duhet të llogarisë që ka punë me Sali Berishën.

Atë nuk e mund dot.

Pasi Gimi ja përcolli porosinë shoferit, ai hidraulikut dhe ai shoferit të Blinkenit, ky i fundit mori përsipër t’ia përcillte Blinkenit.

Presim përgjigje deri më 5 mars në darkë.

Nëse Blinken nuk reagon, nëse SHBA nuk kërkon falje, nëse ambasadoren nuk e shkarkojnë, atëhere me 6 mars shqiptarët do t’i tregojnë vendin SHBA.

Mesazhi ka shkuar i sigurtë në vendin e duhur dhe presim që SHBA të reflektojë dhe t’i kërkojë ndjesë Doktorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje