Pas famës që ka marrë Komisioni hetimor i inceneratorëve në opinion, Muli ju drejtua sot “foltoristëve” me një mesazh sqarues për situatën:
“Të dashur foltoristë!
Siç e shikoni, Edi Rama ka mobilizuar gjithë shtypin që të ndihmojë në tërheqjen e vemendjes nga zgjedhjet e 6 marsit me Komisionin hetimor.
Ju e patë se si disa gazetarë dhe zëdhënësja e Bashës udhëzonin Komisionin se si të vepronte ndaj Ramës.
SMS u përdorën për luftë të brendshme në PS, ku duket qartë që Duçka është kundër Veliaj dhe Taulant Balla ka lidhje me zëdhënësen e Bashës.
Kjo është lojë e Ramës komplet, dhe Lul Basha nuk na e hedh dot ne.
Aq më tepër që ata gazetarët që e ndihmonin bëjnë si opozitarë, por nuk e duan Doktorin.
Nuk duhet të kemi besim tek ata.
Komisioni kërkon të forcojë Lulin dhe ta nxjerrë atë lider opozitar dhe të injorojë Doktorin.
Kjo duket dhe në Komision, ku anëtarëve tanë nuk iu japin fjalën, por flet vetëm Jorida.
Kjo është vepër e Edi Ramës.
Nga ana tjetër Komisioni i la fushë të lirë lali Erit, jo vetëm të mbronte veten, por të sulmonte dhe Mand Dukën në Komision.
Kjo është shumë e rëndë, pasi ai përbalti dhe bashkiakët të PD që kanë firmosur, dhe Mand Dukën, dhe Komisioni heshti.
Kjo është e qëllimshme dhe ne nuk duhet ta lejojmë.
Për gjithë këto arsye Foltorja ka vendosur që sapo të mbarojë ky Komision, të ngrejë një Komision Hetimor kundër PD dhe Jorida Tabakut, për sabotim të hetimi për inceneratorët.
Këtë Komision do ta drejtoj vetë, se kam dhe përvojë hetimi se kam qenë minsitër i Brendshëm.
Ky Komision do analizojë veprimtarinë armiqësore të Komisionit hetimor aktual, sabotimin për gjetjen e së vërtetës dhe bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.
Aty do shikoni fakte të vërteta që tregojnë se tek inceneratorët është bashkë dhe qeveria, dhe PD”.